fbpx
Qendra te specializuara

KARDIOKIRURGJIA

KARDIOKIRURGJIA

Departamenti i Kardiokirurgjisë është I ndërtuar sipas standardeve më moderne botërore. Në punën e tij ofron një qasje profesionale në kujdesin ndaj pacientëve  për t’iu përgjigjur nevojave specifike të të gjitha kategorive të pacientëve dhe për të ofruar kujdes të lartë shëndetësor. Ai përbëhet nga një ekip i lartë ndërkombëtar i kardiokirurgëve me përvojë shumëvjeçare të udhëhequr nga profesori eminent Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq. Ndërhyrjet e Departamentit të Kardiokirurgjisë janë falas për personat e  siguruar të FSSH.

Departamenti përbëhet nga kujdesi intensiv, reparti i hospitalizimit, sallat e operacioneve dhe ordinanca. Suksesi shumëvjeçar në punën ka të bëjë me investimet e vazhdueshme në edukimin dhe përmirësimin e ekipit. Sistemi rutinë i protokolleve të punës kërkon informim dhe përmirësim të vazhdueshëm të stafit nëpërmjet takimeve të përditshme të mëngjesit, prezantimeve dhe forumeve së bashku me mjekë të specialiteteve të tjera në klinikën dhe takime të veçanta me ekipin e kardiologjisë. Këto konzorciume ekspertësh janë gjithashtu të hapura edhe për kardiologë të jashtëm dhe specialitete të tjera me qëllim për të promovuat qasjen dhe punën në ekip.

Në departamentin punon një ekip profesional të trajnuar posaçërisht i përbërë nga kirurgë, anesteziologë, kardiologë, kardioperfuzionistë, infermierë, fizioterapistë dhe ndihmës infermierë. Ekipi ndërkombëtar i kardiokirurgjisë përbëhet nga Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, Dr. Vlladimir Emanuiloviq Belostotski dhe Dr. Elvis Mustafa, profesionistë të lartë të cilët në përvojën e tyre kanë kryer ndërhyrje kardiokirurgjikale në qendrat referente në mbarë botën.

Ndërhyrjet/ procedurat kirurgjikale

Departamenti i kardiokirurgjisë kryen një spektër të tërë të ndërhyrjeve kardiokirurgjikale, nga procedurat rutine deri tek ato më komplekse në zemër të hapur.. Suksesi dhe statistikat në kryerjen e këtyre ndërhyrjeve janë rezultat i qasjes së unifikuar, punës ekipore, përkushtimit dhe pajisjes më moderne në rajon.

Në këtë departament kryhen këto ndërhyrje/procedura:

  • Bajpas koronar (CABG, MIDCAB,OPCAB) dhe trombenderektomia e arterieve karotide
  •  Zëvendësimi ose riparimi valvulës së aortës (David I,II)
  •  Zëvendësimi ose korrigjimi i valvulës mitrale, me operacion në zemër të hapur ose me qasje minimalisht invazive
  •  Zëvendësimi ose riparimi i valvulës trikuspide
  •  Trajtimi i diseksionit aortal dhe aneurizma
  • Implantimi I zemrës artificiale (TAH)
  • Implantimi I aparatit për mbështetje të majtë, të djathtë ose të majtë dhe të dhjathtë të zemërs (LVAD, RVAD, BiVAD)

Qasja individuale në mjekim

Standardi ynë në punë është qasja individuale. Ai fillon me takimin e parë me pacientin, ku vendoset për procedurën më adekuate kirurgjike, vazhdon përmes kujdesit të lartë kirurgjik, ndërsa përfundon me planifikimin dhe zbatimin e programit adekuat për rehabilitim. Qëllimi ynë është edukimi i pacientit. Besojmë se pacienti, i cili e kupton sëmundjen e tij dhe mundësitë për trajtim, ka rezultat më të mirë në mjekimin dhe proces më të shpejtë të rehabilitimit. Ajo që është karakteristike për punën e Repartit për kardiokirurgji është qasja e hapur interaktive e të ashtuquajturave “dyer të hapura” që i imponoi prof. dr. Salis Taxher. Të gjithë pacientëve u mundësohet, për çdo nevojë ose problem të tyrin, në çfarëdo kohe të këshillohen dhe të marrin mendim për gjendjen e tyre. Qasja e këtillë neve na mundëson kujdes profesional, rezultatet të suksesshme dhe pacientë të kënaqur.

Kujdesi intensiv

Kujdesi intensiv në Departamentin e Kardiokirurgjisë  disponon 14 shtretër të drejtuar nga kardiokirurgë dhe anesteziologë. Disponon aparaturat më bashkëkohore për reanimim dhe trajtim intensiv, duke ofruar trajtim dhe kujdes për të gjithë pacientët e sëmurë rëndë, si për periudhën e hershme postoperative ashtu edhe për ata me sëmundje kronike. Ekipi i përbërë nga ekspertë të lartë në fushën e kujdesit intensiv, ofron kujdes shëndetësor sipas standardeve dhe protokolleve botërore me qëllim për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme e cila rezulton me qëndrim më të shkurtër në spital.

 

KARDIOKIRURGJIA PEDIATRIKE

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” funksionon Departamenti për kardiokirurgji pediatrike i përberë nga 15 profesorë, mjekë, infermiere që janë të trajnuar në fushën e kardiokirurgjisë pediatrike. Në ekipin merr pjesë edhe Dr. Vlladimir Çadikovski, i cili është i vetmi kardiokirurg për fëmijë në vendin tonë me licencë dhe disa mjekë specialistë kardiokirurgë, kardiologë, anesteziologë, perfuzionistë dhe pediatër.

 

Në bashkëpunim me mjekët tanë do të punojë një ekip mjekësh që vijnë nga Turqia dhe çdo javë janë të disponueshëm në vendin tonë. Qëllimi është ta marrim përvojën e suksesshme që kanë spitalet e  “Acibadem”-it në Stamboll. Në këto qendra janë bërë më shumë se 15. 000 operacione.

Ky ekip do t’i kryejë ndërhyrjet kardiologjike tek fëmijët në moshën nga 0 deri 18 vjeç, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme “Acibadem Sistina” ka për qëllim të bëhet një qendër referente për trajtimin e sëmundjeve  kongjenitale në zemër tek fëmijët jo vetëm në Maqedoni por në tërë Ballkanin. Të gjitha shërbimet kardiokirurgjikale tek pacientët janë mbuluara nga FSSHM.

Ndërhyrjet kardiokirugjikale tek pacientët pediatrike

  • Riparimi i valvulës pulmonare në mungesë (Absent pulmonary valve repair)
  • Korrigjimi i kthimit anomalik të venave pulmonare (i pjesshëm)
  • Korrigjimi i kthimit anomalik të venave pulmonare (i tërësishëm)
  • Stenoza e aortës (procedura Ross)
  • Korrigjimi i dritares aortopulmonare
  • Operacioni switch atrial (JAtene)
  • Korrigjimi i defektit septal atrial (i tërësishëm)
  • Korrigjimi i defektit septal atrial (i pjesshëm, Primum ASD)
  • Glenn Shunt me dy drejtime
  • Procedura B-T shant
  • Zgjidhja e koarktacionit të aortës
  • Paliacioni i  double inlet left ventricle (PA banding, B-T shunt, Glenn, Hemi Fontan, Fontan)
  • Korrigjimi i double outlet i barkushes së djathtë
  • Korrigjimi i anomalisë ebshtajn
  • Procedura fontan
  • Pocedura Hemi-fontan
  • Korrigjimi i zemrës së majtë hipopastike (Norwood procedure, Sano modification of Norwood, Glenn, Hemi fontan, Fontan)
  • Korrigjimi i ndërprerjes në harkun e aortës
  • Procedura Konno
  • Korrigjimi i valvulës mitrale
  • Procedura Norwood
  • Ligatura e duktusit arteriozus perzistent
  • Banding i arteries pulmonare
  • Korrigjimi i stenozës pulmonare
  • Operacioni Rastelli
  • Procedura Senning
  • Korrigjimi i tërësishëm i tetralogjisë falo
  • Korrigjimi i transpozicionit të enëve të mëdha të gjakut
  • Korrigjimi i atrezionit trikuspidal (PA banding, B-T shunt, Bi-directional Glenn, Heni Fontan procedure)
  • Korrigjimi i Trunkusit arteriozus
  • Korrigjimi i unazës (ring) vaskulare (Double aortic arch, Right aortic arch with left sided patient)
  • Korrigjimi i defektit septal ventrikular

Elektrofiziologjia tek fëmijët

Procedurat

  • Vendosja e elektrostimulatorëve të përhershme në zemër (pejsmejkera) në mënyrë transvenoze, me një ventrikul  (VVIR), me dy ventrikulë (DDDR), sistem- pejsing kardiak risinkronizues (CRT-P), sistem- pejsing kardiak risinkronizues dhe defibrilizues (CDR-D) sisteme- pejsing defibrilizuese, me një ventrikul dhe me dy ventrikule (ICD VR, DR)
  • Vendosja e pejsing-sistemit të përkohshëm transvenoz
  • Testimi elektrofiziologjik invaziv për aritmitë e atriumeve dhe ventrikulëve
  • Testimi elektrofiziologjik farmakologjik për aritmitë e atriumeve dhe ventrikulëve
  • Studimi elektrofiziologjik me kateter ablacion radiofrekuent të takikardive atriale rrethore, takikardive preeksitacione rrethore.
  • Monitorim i tërësishëm i pacientëve me pejsing-sisteme të vendosura.
  • Monitorim joinvaziv i ritmit të zemrës në mënyrë ambulatore (monitorim i vazhdueshëm 24-orësh me holter)

Kateterizimet kardiake

Kateterizimi kardiak është një procedurë minimale invazive që kryhet nga mjekët kardiologë pediatrikë ndërhyrës për të fituar pamjen më të mirë të zemrës dhe për t’i trajtuar problemet e zemrës duke përfshirë defektet e zemrës kongjenitale.

Gjendjet që trajtohen me kateterizimin e zemrës

  • Stenoza e valvulës aortale
  • Defekti septal atrial (ASD)
  • Koarstacioni i aortës
  • Ductusi arteriozus perzistent (DAP)
  • Regurgitacioni pulmonal
  • Stenoza e valvulës pulmonare
  • Kateterizim diagnostikues me matje të tensionit dhe gradientit

DetskaKardiohirurgija  AcibademSistina DetskaKardioHirurgija