fbpx

Shoqërimi interaktiv në Kopshtin Zooligjik – “Acibadem Sistina” me disa aktivitete për muajin e distrofive muskulore

21.09.2019

AcibademSistinaMuskulniDistrofii

Nën sloganin “Jetë, fuqi dhe pavarësi” Spitali Klinik “Acibadem Sistina” u kyç në shënimin e muajit të distrofive muskulore duke organizuar shoqërim njëditor me tridhjetë fëmijë, të cilët vuajnë nga distrofi muskulore në Kopshtin Zoologjik në Shkup. Përmes lojërave dhe garave që përfshijnë aktivitete të ndryshme motorike dhe sociale, personeli mjekësor nga ambulancat pediatrike dhe departamentet pranë spitalit “Acibadem Sistina” bëri vlerësim aktual në aftësitë trupore dhe motorike të këtyre pacientëve që janë shumë të rëndësishme gjatë monitorimit dhe trajtimit të tyre të mëtejshëm. Me rastin e muajit të  distrofive muskulore në “Acibadem Sistina” nga fillimi i muajit shtator kryhen edhe ekzaminime falas nga ana e mjekëve pediatër kardiolog, neurolog dhe pulmolog për personat që vuajnë nga kjo sëmundje.

Në kuadër të shënimit të muajit me distrofi muskulore në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u mbajt takim profesional në të cilin mjekët pediatër të spitalit tonë përmes ligjëratave theksuan rregullat themelore për diagnozë, monitorim dhe standarde për kujdes të këtyre pacientëve duke theksuar nevojën nga ekzaminimi kardiologjik dhe terapinë më kohë . U përpunua dhe funksioni respirator dhe nevoja për mbështetje respiratorë nga ventilimi mekanik joinvasive dhe invasive te pacientët me distrofi muskulore të lindjes.

Distrofitë muskulore janë sëmundje kronike  të kushtëzuar gjenetike progresive degjenerative. Diagnostikohen gjatë fëmijërisë kur paraqiten simptomat e para, ndjeken dhe trajtohen me qasje multidisiplinare nga ana e disa specialiteteve duke pasur parasysh përfshirjen e disa organeve dhe sistemeve. Rreth 100 pacientësh në vendin vuajnë nga këto sëmundje të rralla.

Rrjedhja klinike e sëmundjeve kërkon monitorim primar të vazhdueshëm të funksionit motorik, funksionit respirator dhe gjendjes së sistemit kardiovaskular, ndërsa në rrjedhën e mëtejshme ka nevojë për vlerësim të sistemit kockor- skeletor, vlerësime ortopedike, fiziatrike, endokrinologjike, oftalmologjike dhe vlerësime të tjera. Për shkak të natyrës së sëmundjeve, pacientët kanë nevojë për terapi të vazhdueshme fizikale dhe terapi punuese, nevojë për ndihmës ortopedik, adaptim të posaçëm dhe mbështetje në mjedisin shkollore si dhe shoqërim dhe ndihmë nga persona të tjera.

Kjo natyrë e sëmundjeve përveç trajtimit mjekësor, kërkon edhe përfshirja e bashkësisë së shoqërisë në përmirësimin e aktiviteteve të përditshme, mënyrën dhe cilësinë e jetës së këtyre pacientëve. Shpresojmë se përmes aktiviteteve që Spitali Klinik “Acibadem Sistina” i zbaton në kuadër të muajit shtator- muaji i distrofive muskulore kontribuojmë në rritjen e ndërgjegjes së shoqërisë për këtë grup të sëmundjeve.