fbpx

Ruaje zemrën- “Acibadem Sistina” ofron shtatë pako kardiologjike me çmime unike

01.11.2021

Në kuadër të fushatës “Ruaje zemrën, bëj ekzaminim” spitali klinik “Acibadem Sistina” ofron shtatë pako kardiologjike promovuese me çmime unike. Në kushtet e pandemisë nga koronavirusi, sfidave shëndetësore dhe komplikimeve post covid spitali i ofron këto pako me një çmim konkurrues, secila me vlerë prej 6000 denarësh. Qëllimi kryesor është t’u ofrojë ndihmë pacientëve që kanë ndonjë problem kardiologjik, por edhe të gjithë pacientëve që duan të bëjnë një ekzaminim parandalues për të mbrojtur shëndetin e tyre. Ky është qëllimi i fushatës – të rritet vetëdija për ekzaminimet e rregullta kardiologjike.

AS Kardiologija Paketi Final ALBNë periudhë të rritjes së sëmundjeve kardiologjike, spitali klinik “Acibadem Sistina” i promovon këto shtatë pako, të gjitha me disa shërbime kardiologjike që garantojnë mbrojtje komplete të shëndetit të zemrës, parandalimit kardiologjik por edhe diagnostikim preciz dhe me kohë të çdo problemi kardiologjik. Pakot me çmimet unik përfshijnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.Pakoja kardiologjike Premium përfshin ekzaminimin e mjekut kardiolog, EKG dhe një stres test koronar.

Një mundësi e veçantë paraqet pakoja kardio post covid. Shumica e pacientëve që kanë kaluar Covid-19 pësojnë një sërë problemesh kardiologjike, prandaj për çdo njeri është shumë e rëndësishme pas sëmundjes të bëjë ekzaminim për t’u siguruar që gjithçka është në rregull. Pakoja post covid përfshin pakon kardiologjike, eko, EKG dhe doppler për ritëm.

Pakoja koronare cirkulatore përveç ekzaminimit të mjekut specialist kardiolog përfshin edhe EKG, doppler K/P dhe stres test koronar.

Pakoja karotide përfshin doppler-in e karotidave dhe për të njëjtën çmim promovues pacient fiton edhe ekzaminim kardiologjik nga mjeku specialist, eko dhe EKG.

Një nga ofertat është pakoja vaskulare dhe cerebrale e cila përfshin ekzaminimin kardiologjik, EKG, një doppler të karotidave dhe një doppler të enëve të gjakut periferike.

Pakot për aritmi dhe hipertension janë pako shërbimesh në të cilat pacienti fiton ekzaminim kardiologjik me EKG, eko dhe doppler.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” duke i krijuar këto pako me çmime promovuese vihet në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve në vendin tone dhe rajon. Si spital më i mirë klinik garanton cilësi, siguri dhe ekzaminime me pajisje më bashkëkohore.