fbpx

Rrëfim emocional për foshnjën më të vogël që kishte një operacion të zemrës – Katja heroi i vogël

22.11.2019

Dhimbje në gjoksit që na merr frymën, frika nga pasiguria, durim dhe shpresa e fortë janë ndjenjat që prindërit e foshnjave të lindura para kohe duhet t’i mësojnë vetë . Të gjithë në një zë shpjegojnë se këto ndjenja i thyejnë në copëza të vogla, por me çdo ditë të re i bëjnë ende më të fortë dhe më të guximshëm. Thonë, kalojnë shumë por fitojnë shumë më tepër.

Më 4 shkurt 2014, në javën 26  të gestacionit të shtatzënisë së Marinës, vogëlushja Katja erdhi në botë. Me peshën e saj nga 830 grama foshnja e vogël kaloi 100 ditë në inkubator, duke qenë foshnja më e vogël cilës i kanë kryer operacion në zemër, ndërsa sot është krenari më i madh i prindërve të saj.

katja

„Duke ulur dhe duke shkruar këtë tekst, një vajzë të bukur doli para meje, duke më gudulisur me flokët e saja dhe duke më parë me sytë me kuriozitet“.

Mami çfarë po shkruan? Prit, unë do të lexojë!

Kjo është ëndrra ime e realizuar, prita që bebja ime, foshnja  e lindur para kohe, tanimë në moshën 5 vjeç e gjysme, të jetë pranë meje duke shkruar historinë e saj prej fillimit.

E vërtetën në fjalinë “të kesh një foshnjë e lindur para kohe” e dinë vetëm prindërit që kanë kaluar këtë rrugë, së bashku me familjet e tyre.

Askush prej neve nuk është i përgatitur për këtë rrugë, askush nuk e di çfarë e pret dhe çdo rrëfim është i  ndryshëm. Për fat të mirë ekzistojnë njerëz si mjekët dhe infermierët nga Departamenti i Kujdesit intensiv në Spitalin klink „Acibadem Sistina“ për ta bërë këtë rrugë më të lehtë për ju.

Katja u lind shumë më herët, në javën e 26-të të shtatzënisë, u lind shumë e vogël, me peshë nga 830gr dhe e gjatë 32 cm, por u lind më e mëdha se të gjithë.

Madhësia e saj është në zemrën e saj, në guximin se saj, këmbënguljen dhe durimin.

Katja ishte luftëtarja jonë për 100 ditë, dhe të gjithë ne ishim aty për ta ndihmuar atë kur ishte e nevojshme.

Ajo duhej të mbijetonte së pari. Ajo pati sukses!

Në vetëm një muaj të jetës së saj duhej ta mbijetojë operacionin për mbylljen e duktusit të zemrës dhe përsëri arriti sukses”! U bë foshnja më e që iu nënshtrua një operacioni të tillë në vendin tonë.

Qëllimi tjetër pas operacionit ishte të bëhet e fortë që të mund të marrë frymën vetë. Këtu koha ka ndalur…Tubusi që ishte në mushkëritë e saj, zorra e vogël që mbante në jetë e ndjeva në vetë, ma merrte frymën. Pas dy muaj e gjysmë, me sukses arriti qëllimin.

Më në fund, foshnja jonë, tanimë me peshë nga  1700 grama, ishte e gatshme për të shkuar në shtëpi.

Që atëherë  deri sot Katja është drita në jetën tonë.

Prindërve të foshnjave të lindura para kohe, që në këto moment luftoheni, uroj të gjithë të shkoni në shtëpi me duart e plota dhe me zemër të lumtur. Keni durim dhe besim në madhësinë e fëmijëve tuaj.

Si ti falënderohesh dikujt që ka shpëtuar fëmijën tuaj? A ekziston diçka të tillë?!

Ka shumë njerëz të cilëve jemi mirënjohës pa fund. Dr. Sllobodan Llazarevski, Dr. Gordana Petrovska, Dr. Salis Taxher dhe ekipet e tyre, Dr. Simonida Spasevska, shpëtimtaren time dhe të gjithë mjekët në Departamentin e Kujdesit Intensiv së bashku me infermieret, që ishin si nëna fëmijës sime kur unë nuk kisha mundësi.

Unë dhe bashkëshorti im Darko jemi shumë mirënjohës, na keni bërë një familje të bukur me dy fëmijë të lindura para kohe, Katja dhe vëllai i saj Gorjan, i lindur në javën e 34-të të gestacionit.

Bija ima, të falënderoj shumë, të falënderoj se ke mbijetuar”, na shkroi Marina.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të fëmijëve të lindura para kohe, 17 nëntori, prindërit i foshnjave të lindura para kohe ndan rrëfimet e tyre të jetës me qëllim ngritjen e vetëdijes për lindjen e parakohshme, parandalimin, dhe përmirësimin e kushteve për kujdes të këtyre foshnjave më të rrezikuara dhe prindërve të tyre.