fbpx

REPARTI PËR REHABILITIM FIZIKAL DHE MJEKËSOR PAJISET ME DY APARATE MË BASHKËKOHORE

29.08.2019

Fizikalna terapija game ready cpc

Dy aparate të reja që do ta rrisin efikasitetin në trajtimin e pacientëve përdoren në departamentin e mjekësisë fizikale pranë Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, bëhet fjalë për „Continuous passive motion“ (CPM)  dhe për aparatin e ashtuquajtur „Game ready“.

CPM është një aparat që përdoret gjatë rehabilitimit të hershëm pas operacionit të kërdhokullës, gjurit, kyçit të këmbës, ndërsa Game ready është kombinim nga krio dhe presoterapia që ka një zbatim të gjerë në ortopedinë dhe traumatologji, si dhe gjatë të gjitha lëndimeve të tjera sportive. Dr. Anica Haxhipetrusheva thotë se me këtë  aparaturë të re dhe mundësitë e reja Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është në hap me trendët e reja në rehabilitim.

“Benefiti nga përdorimi i CPM është në mundësinë e mobilizimit të shpejtë të segmentit të operuar me shkallët e caktuar të fleksisë dhe ekstenzionit. Ushtrimet kryhen në mënyrë pasive, në pozitën horizontale pa asnjë mundim nga ana e pacientit. Qëllimi i fillimit të rehabilitimit me CPM është marrja e mobilititet të kyçit me një vëllim sa më të madh të lëvizjes dhe për parandalim të krijimit të inditit të mbresave”, thotë Dr. Haxhipetrusheva.

Nga ana tjetër Game Ready është kombinim nga krio dhe presoterapia që ka një zbatim të gjerë në ortopedinë dhe traumatologjinë, si dhe gjatë të gjitha lëndimeve sportive. Numri i vogël i kontraindikimeve dhe kufirit të gjerë të moshës ku mund të përdoret, bëjnë këtë lloj të terapisë ende më i dobishëm. Dr.Haxhipetrusheva thotë se vepron ndaj uljes së dhimbjes dhe ënjtjes, uljes së spazmës muskulor dhe për ta kthyer në funksion ekstremitetin e lënduar.