fbpx

Punonjësit e Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’ dhuruan 65 njësi gjak

10.11.2014

Punonj ësit e Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’ dhuruan 65 njësi gjak

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ në bashkëpunim me Intitutin e tranfuziologjisë organizoi me sukses një tjetër aksion për dhurimin e gjakut ku u dhuruan 65 njësi gjak. Këtë herë aksioni u prit me një interes të madh nga ana e punonjësve dhe u mbështet nga stafi menaxhues. Aksioni u krye në amfiteatrin e spitalit ku punonjësit nëpërmjet dhurimit të gjakut treguan edhe një herë humanitetin dhe solidaritetin e tyre.

Në Spitalin klinik ‘ Acibadem Sistina’ deri tani janë organizuar tre aksione të dhurimit të gjakut, ndërsa numri i punonjësve të cilët dhurojnë gjak rritet nga viti në vit. Aksioni i parë i dhurimit të gjakut, u organizua në vitin 2010 ku u dhuruan 28 njësi gjak.

Me qëllim për të ofruar ndihmë aty ku ka nevojë më tepër, Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ do të organizojë tradicionalisht çdo vit dy aksione të dhurimit të gjakut.

[widgetkit id=16]