fbpx

Punoj me dashuri dhe respekt ndaj pacientëve dhe ndaj kolegëve

07.02.2017

I drejtpërdrejtë dhe i shoqërueshëm me të gjithë, ai është i preferuari i pjesës më të madhe të punonjësve, veçanërisht është i preferuar nga pacientët, të cilët me lëvdata flasin për kujdesin e tij ndaj tyre. Samiri është ndihmës në kirurgjinë stacionare që nga dita e parë e hapjes së spitalit klinik “Acibadem Sistina”. Ai është unik në shumë gjëra, por më së shumti në dhurimin apo përhapjen e energjisë pozitive dhe entuziazmit në punën e tij të përditshme.