fbpx

PROF. DR. JORDAN SAVESKI I FTUAR SI LIGJËRUES DHE MODERATOR NË KONGRESIN I 42-TË BOTËROR TË ORTOPEDËVE DHE TRAUMATLOGËVE- SICOT

18.10.2022

Prof. Dr. Jordan Saveski, ishte ftuar si ligjërues dhe moderator në sesionin e Kongresit të 42-të botëror në organizim të Shoqatës ndërkombëtare prestigjioze të ortopedëve dhe traumatologëve SICOT që u mbajt nga 28 deri më 30 shtator në Kuala Lumpur, Malajzi. Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 2.500 mjekë nga e gjithë bota, ndërsa temat e ligjëratave të Prof. Saveski ishin për politraumë dhe operacion për kontrollin e dëmtimeve (damage control surgery), trajtimin modern të frakturave të pelvikut, prioritetet kirurgjikale te pacientët me politraumë, kirurgji të frakturave të acetabulumit, trajtim të frakturave të kurrizit cervikal.

saveski

“Ftesën për pjesëmarrjen e mora si anëtar i komitetit të traumatologëve SICOT në të cilin jam anëtar në këto njëzet vite. Është nder i veçantë të marrësh pjesë në këto ngjarje sepse në këtë kongres marrin pjesë mjekë nga e gjithë bota, ndërsa unë kam ndarë përvojën time nga rastet që i punoj në spitalin ‘Acibadem Sistina‘. Programi mësimor në këtë kongres është sipas standardeve më të larta botërore, prandaj është nder të jesh pjesë e kësaj ngjarje. Rekomandoj pjesëmarrjen në këto kongrese, sepse këtu prezantohet puna personale e cila ekspozohet në diskutim, kritikë apo lavdërim me qëllim për të avancuar në profesionin. Një kirurg duhet të ketë një qëllim për ta arritur. Për mua personalisht ishte Akademia Amerikane e Ortopedisë, si dhe shumë kongrese, nga të cilët kongresi botëror është i klasës më të lartë. E gjithë kjo është për të mirën e pacientëve”, shton Prof. Dr Saveski.

saveski

Shoqata ndërkombëtare e kirurgjisë ortopedike dhe traumatologjisë (International Society of Orthopedic Surgery and Traumatology) është një nga asociacionet më prestigjioze ndërkombëtare dhe çdo vit  në kongreset e tyre marrin pjesë shumë mjekë nga e gjithë bota.

saveski

Prof. Dr. Saveski është një nga ligjëruesit më reprezentativ sepse ligjëratat e tij gjithmonë hapin diskutime interesante dhe tërheqin vëmendjen. Në përvojën profesionale dhe ekspertizën e tij të pasur 52 vjeçare, Prof. Saveski ka marrë pjesë në më shumë se 100 kongrese dhe ka botuar shumë punime shkencore dhe disa libra.

saveski kongresi