fbpx

PROF. DR. ANDREJ PETROV ËSHTË KRYETARI I RI I SHOQATËS SË DERMATOVENEROLOGËVE

03.12.2021

Me krenari ju njoftojmë se dermatologu Prof. Dr.Andrej Petrov është zgjedhur Kryetar i Shoqatës së Dermatovenerologëve të Maqedonisë. Mundësia për të udhëhequr këtë shoqatë eminente në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar paraqet një mirënjohje për besimin e dermatovenerologëve në Prof. Dr. Petrov, por edhe besimin që pacientët ia japin çdo ditë. Kjo mirënjohje është sukses edhe për spitalin tonë si institucion në të cilin punon ai dhe konfirmim për renomenë e departamentit të dermatovenerologjisë në “Acibadem Sistina”.

“Mirënjohjen që mora në asamblenë e fundit të Shoqatës së Dermatovenerologëve është një sukses i madh për mua, por edhe një sfidë. Si Kryetar do të angazhohem për përparimin dhe zhvillimin e kësaj fushe të mjekësisë në mënyrë që pacientët të marrin kujdesin më të mirë shëndetësor. Duke pasur parasysh se spitali në të cilin punoj është nga sektori privat, kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat mes shëndetësisë private dhe publike. Qëllimi kryesor janë pacientët dhe nevojat e tyre, të përmirësojmë proceset dhe protokollet e punës duke rritur kënaqësinë e pacientëve”. tha Dr. Petrov.

Prof. Dr. Andrej Petrov i cili është anëtari i rëndësishëm në ekipin tonë i urojmë sukses në punën e tij dhe sfidat e ardhshme.