fbpx

Përvojat dhe njohuritë e mjekëve të “Acibadem Sistina” për studentët e Universitetit “Goce Delçev”

14.05.2019

Duhet të investojmë në të më të rinjtë- transmetimi i njohurisë është kyç për të gjitha gjenerata. Mjekët e Spitalit klinik “Acibadem Sistina” ndajnë përvojën e tyre me studentët. Një pjesë nga specialistet tanë gjatë këtij viti morën pjesë në mënyrë aktive në Kongresin e dytë të Universitetit “Goce Delçev” – Shtip. Në kongresin, në të cilin morën pjesë shumë studentë, u mbajtën rreth 100 poster- prezantimesh dhe 30  prezantime. Dr. Xhengis Jashar, i cili ishte koordinatori i ngjarjes, thotë se të rinjtë kanë treguar entuziazëm i madh, dhe çdonjëri prej tyre ka dhëne një kontribut të madh në kongresin. Ky vit kongresi u mbajt në temë “Çfarë është mjekësia, nëse të gjithë po vdesim”, ndërsa “Acibadem Sistina” ishte partner i fortë organizativ dhe sponsor.

„Spitali ynë organizoi këtë ngjarje dhe në të vërtetë  është shumë e mirë që ndihmuam. Do të shfrytëzoj pjesën e ligjëratës së Prof.Dr. Urinovski, i cili tha se ne duhet të investojmë në të rinjtë sepse një ditë ata duhet të na mjekojnë. Do të veprojnë në mënyrën se si do t’i mësojmë”, tha Dr. Jashar.

Theksoi që i vjen mirë që në kongresin morën pjesë specialistet tanë, Prof. Dr. Jovica Ugrinovski, Dr. Tatjana Çangovska, Doc. Dr. Vanja Filipovski, Dr. Katerina Kubellka Sabit, Dr. Ivan Trajkov, Dr. Dejan Kovaçeviq dhe tekniku- laborant Vesna Ordevska.

Morën pjesë specialistë eminentë dhe kemi bërë një hap të madh për t’u afruar studentëve dhe për të bërë një kalkulim se sa kemi nevojë për njeri – tjetrin. Veçanërisht në kushte kur ka kuadro të mëdha, posaçërisht kuadro të re, shpërngulen, ne duhet të ndërmarrim diçka për t’i mbajtur. Të sigurohemi se të marrin përvojën e mirë dhe shpresohemi se këto studentë të rinj do të gjejnë vend në spitalin tonë”, thotë Dr. Jashar.

Çdo prej mjekëve që morën pjesë mori mirënjohje për pjesëmarrje, ndërsa Dr. Jashar mori mirënjohje për koordinator dhe organizator. Për të, kjo është përgjegjësi e madhe.

Mirënjohje mori edhe SK “Acibadem Sistina” për realizim dhe pjesëmarrje në kongresin e dytë.

Kongresi i dytë i studentëve të mjekësisë së përgjithshme u mbajt më 9 dhe 10 maj në Universitetin “Goce Delçev” nga Shtip.