fbpx

PËRFAQËSUES NGA IHH HEALTHCARE NË VIZITË ZYRTARE NË “ACIBADEM SISTINA”

26.01.2023

Drejtoresha e departamentit të burimorëve njerëzore të grupacionit IHH Healthcare, Angella Rajan dhe Fikri Kisher, drejtori i departamentit të burimeve njerëzore të “Acibadem” sot kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Gjatë vizitës ata realizuan një takim me menaxhmentin e spitalit dhe u njohën nga afër me punën e spitalit, si dhe me planet zhvillimore. Gjithashtu u prezantuan edhe rezultatet e punës së spitalit, kapacitetet, kushtet dhe mundësitë e departamenteve dhe qendrave të specializuara.

Që nga viti 2012, Spitali klinik “Acibadem Sistina” është pjesë e zinxhirit të dytë më të madh të spitaleve, grupacionit malajzez IHH. Hyrja në këtë grupacion prezanton ngritjen e standardeve në trajtimin e pacientëve dhe implementimin e të gjitha teknologjive më bashkëkohore dhe protokolleve në trajtim duke vendosur vendin tonë në hartën botërore të shëndetësisë.