fbpx

PËRFAQËSUESIT NGA “ACIBADEM SISTINA” KANË MBAJTUR LIGJËRATA NË TAKIMIN E DYTË PROFESIONAL TË SHOQATËS SË INFERMIERËVE TË ANESTEZIONIT, REANIMACIONIT DHE KUJDESIT INTENSIV

29.05.2023

Këtë vikend në Shkup u mbajt Takimi i dytë profesional i Shoqatës së re të infermierëve të anestezionit, reanimacionit dhe kujdesit intensiv të Maqedonisë. Në këtë takim me ligjeratën në temë “Rreziqet dhe vlerësimi i rrezikut në sallën e operacionit dhe kujdesin intensiv”, Spitalin klinik “Acibadem Sistina” e kanë përfaqësuar infermieret Androniki Bibovska, infermiere për edukime dhe trajnime dhe Marina Nikolloska, infermiere përgjegjëse në departamentin e anestezionit dhe reanimacionit të cilat janë edhe anëtare të bordit drejtues të shoqatës.

anestezija

Si ligjërues i ftuar në këtë ngjarje Doc. Dr. Darko Sazdov, specialist në anesteziologji dhe mjekim intensiv ka mbajtur një ligjëratë në temë: “Përdorimi i ultrazërit në anestezionin dhe kujdesin intensiv”. Në një atmosferë të shkëlqyer pune në këtë ngjarje në të cilën morën pjesë dëgjues nga shumë qendra shëndetësore nga vendi ynë, si dhe mysafirë nga Republika e Serbisë, u prezantuan tema nga puna e përditshme e infermierëve, janë shkëmbyer njohuri dhe aftësi, si procedura dhe protokolle të reja të punës që janë pjesë e punës së ekipeve profesionale që punojnë në departamentet e anestezisë, reanimacionit dhe kujdesit intensiv në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. SHIARKIM është një shoqatë profesionale, kombëtare, jopolitike, vullnetare dhe e pavarur, e krijuar me synimin për të bashkuar të gjithë infermierët/teknikët që punojnë në departamentet e anestezisë, reanimacionit dhe kujdesit intensiv nga të gjitha institucionet mjekësore shtetërore dhe private.