fbpx

Për personat që nuk i njohim, ndërsa na kanë shpëtuar jetën: Mirënjohje të sinqerta nga pacientët të cilët në “Acibadem Sistina” fituan luftën kundër Covid-19

14.04.2021

Në celularin tim i ruaj fotografitë nga qendra e Covid-it. Të mos harrohet, por ekziston një foto që është bërë në mënyrë të fshehtë nga skafandrat e bardha duke u ulur në dysheme ose duke u mbështetur në murin e dhomës sime. Vetëm për një çast, për një minutë pak të pushojnë. Personat pa fytyrë. Të cilët nuk do t’i mbaj mend sepse nuk i kam parë. Por, gjithashtu kurrë do t’i harroj. Shpreh mirënjohjen time të thellë dhe të sinqertë për suksesin e tyre, gëzimin dhe besimin që ma kanë kthyer pikërisht ato, skafandrat e bardha, personat që nuk i njoh, por ma kanë shpëtuar jetën.

Kjo është vetëm një pjesë nga letra e gjatë e ish- gazetarit 62 vjeçar Zoran Andreevski, njeriu që kaloi një luftë shumë të vështirë me koronavirusin. Ai fitoi luftën, ndërsa për këtë ai tha meritues është tërë stafi i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” ku edhe u shërua.

Zoran Andreeski

Andreevski është një nga rastet ku virusi shkakton një pasqyrë të rëndë klinike. Një pjesë prej njerëzve të cilët janë infektuar, kalojnë në mënyrë më të keqe. Nga fillimi i pandemisë, “Acibadem Sistina” me pajisjen moderne, përkushtimin maksimal të stafit mjekësor në krye me mjekët infektologë, pulmologë, anesteziologë, kardiologë, infermierët dhe ndihmësit infermierë ofron kujdes maksimal ndaj çdo pacienti.

Pacientët janë shumë mirënjohës.

“Në emrin tim dhe në emër të “bashkëluftëtarëve” të mi nga dhoma me numër 2204 shpreh falenderim për trajtimin profesional dhe human në spitalin tuaj. Ju falënderojmë për sytë tuaj të buzëqeshur dhe për fjalët inkurajuese dhe sepse gjithmonë jeni këtu për ne. Na falni nëse ju kemi bërë diçka ë gabuar. Siç ju kam premtuar, do t’ju ftoj në përformancën time të parë”, shkroi këngëtari i njohur i operës Boris Trajanov.

boris trajanov

Për përvojën e tij pozitiv në qendrën për Covid me Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” tanimë foli këngëtari i muzikës folke Bllagoja Grujoski, i cili tha se në të kundërtën nuk do të mbijetonte.

baze grijovski

“I gjithë stafi i cili mori pjesë në trajtimin tim ka dhënë maksimumin në trajtimin e pacientëve.  Personalisht u binda në përsosmërinë e sistemit në “Acibadem Sistina” i cili është një spital serioz me rang botëror”, tha Grujovski.

Shumë pacientë i kanë besuar ekipit me përvojë të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Në momentet kur kapacitetet ishin të stërmbushura,  menaxhmenti mori vendim të mundësojë edhe një hapësirë shtesë. Gjithmonë doli në ndihmë të pacientëve.

“Falënderoj stafin e departamentit për Covid në “Acibadem Sistina”, i cili u kujdestë me përkushtim të madh për babin, bashkëshortin dhe gjyshin tonë. Duke na përgjigjur pyetjet tona detajisht me shumë durim dhe vullnet bile edhe në momentet kur ndoshta ju dogji nën këmbët tuaja për ne ishte me rëndësi të madhe”, kanë shkruar familjet Tanevi dhe Novakovski.

n

“Të nderuar, përshëndesim tërë ekipin e mjekëve, infermierëve dhe ndihmësve të infermierëve të cilët na ndihmuan për t’u shpëtuar nga ky virus i rrezikshëm. Shumë ju falënderojmë, ju dëshirojmë shumë shëndet, lumturi dhe sukses në punën tuaj”, shkruan Nataija Miqanoviq- Xhundeva.

Gjatë kësaj periudhe shumë kritike të pandemisë me koronavirusin, kur sistemi shëndetësor u përballua më një numër të madh të pacientëve dhe kapaciteteve të pakta për akomodim, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dha një kontribut të madh në përballimin e koronavirusit dhe shpëtoi shumë jetë.