fbpx

Për herë të parë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” u implantua një sfinkter artificial urinar nën drejtimin e mjekëve Dr. Vlladimir Kojoviq dhe Dr. Aleksandar Mickovski

15.11.2022

Për herë të parë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” u implantua një sfinkter artificial urinar nën drejtimin e mjekëve Dr. Vlladimir Kojoviq dhe Dr. Aleksandar Mickovski. Këto operacione kryhen vetëm në spitalet botërore me urologji të zhvilluar dhe të avancuar. Sfinkeri artificial urinar (AMS 800) është një pajisje e implantuar për trajtimin e formave më të rënda të inkontinecës (pamundësi për të kontrolluar mbajtjen e urinës) dhe është një gjendje më e zakonshme te meshkujt pas heqjes së prostate për shkak të karcinomës. Pajisja është tërësisht e fshehur  dhe mundëson urinimin sipas dëshirës së pacientit dhe në këtë mënyrë tërësisht imiton dhe kryen funksionin e një sfinketri të shëndoshë. Në të njëjtën ditë kjo procedurë është kryer te dy pacientë ndërsa shpenzimet për këtë procedurë janë të mbuluara nga FSSHRMV.

Implantimi i sfinkterit artificial paraqet “standard i artë” në trajtimin e stres inkotinencës te meshkujt dhe femrat. Përbëhet nga një pompë, rezervar dhe manshetë. Mansheta implantohet përreth uretrës, pompës në qesen skrotale, labiave te femrat ndërsa rezervari afër fshikëzës së urinës. Studimet kryesore kanë treguar se pacientët janë shumë të kënaqur dhe se 90% prej tyre që kanë kryer këtë procedure do t’ua rekomandonin miqve apo familjarëve që vuajnë nga kjo sëmundje. Pas periudhës së shërimit nga operacioni, pacienti trajnohet si ta përdorë sfinkterin artificial.