fbpx

Për herë të parë në “Acibadem Sistina” u krye operacioni në zemër te një fëmijë dy vjeç me teknikë invazive minimale

12.02.2020

Për herë të parë në Departamentin e kardiokirurgjisë pediatrike pranë Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” te një fëmijë u krye operacioni i anomalive të lindura të zemrës me teknikë invazive minimale. Bëhet fjalë për një fëmijë dy vjeçar i cili është operuar me qasje anësore deri te zemra, gjë që deri tani rrallë është zbatuar në Ballkan/ Operacionin e ka kryer ekipi i kardiokirurgjisë së spitalit, ndërsa fëmija u shërua shpejtë. Me intervenimet ku përdoret teknika invazive minimale dhe me këtë qasje Spitali Klinik “Acibadem Sistina” edhe një dëshmon se gjendet në majën, në rrugën e drejtë që të bëhet qendra për trajtimin e fëmijëve me problemet e zemrës, qendra e vetme në Ballkan.

Intervenimi është kryer te një fëmijë i cili ka vetëm 13 kilogramë me diagnozë defekt atrial septal. Është kryer me torakotomi të djathtë nga pesë deri në shtatë centimetra dmth. me incizion të djathtë në kraharorit, operacioni u krye me qasje anësore deri te zemra. Ekipi i specialisteve ka kryer operacionin me sukses, ndërsa përfitimet për fëmijën janë të mëdha nga aspekti i shërimit të shpejtë por edhe planit estetik.

DetskaKardiohirurgija

“Bëhet fjalë për qasje që zbatohet për herë të parë në spitalin tonë, por ndoshta edhe për herë të parë në shtetin tonë kur bëhet fjalë për intervenim te një fëmijë dy vjeçar. Na vjen mirë që në të vërtetë zbatojmë teknika dhe metoda që përdoren në spitalet më të zhvilluara në botë. Kjo është dëshmi se ekipi ynë punon në mënyrë të shkëlqyeshme”, thotë Dr. Vlladimir Çadikovski, kardiokirurg pediatrik.

Fëmijën e kanë lëshuar për trajtim shtëpiak pas katër ditëve. Intervenimi është dëshmi se qasja ekipore dhe multidisiplinare e  i të dy ekipeve të Maqedonisë dhe Turqisë në trajtimin e fëmijëve me anomali të lindura të zemrës gjithnjë e më shumë përmirësohet. Për këtë dëshmojnë rezultatet në periudhën e kaluar. Strategjia kryesore është që të përkujdesen të gjithë fëmijët në vend me anomali në zemër.