fbpx

PANDEV, ELMAS DHE ANGELLOVSKI NË QENDRËN MË TË MIRË PREMIUM NË “ACIBADEM SISTINA”

08.06.2021

naslovna fudbaler

Euforia e futbollit kulmon para fillimit të Kampionatit Evropian, ndërsa fryma garuese sportive në periudhën e ardhshme do t’i theksojë unitetin, krenarinë e sukseseve dhe pritjet për një rezultat më të mirë të kombëtares së futbollit maqedonas. Fudbollistët tashmë na kanë bërë krenarë, dhe tani i gjithë presioni është mbi ta për të kompletuar historinë. Tani më të mirët fituan mikun e ri – Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Para një kohe aty filloi të funksionojë Qendra për jetë të shëndetshme dhe terapi fizikale Premium. Shënuesit Goran Pandev dhe Elif Elmas dhe selektori i kombëtarës maqedonas të futbollit, Igor Angelovski, morën kartellën e qendrës Platinum member card, një kartëllë me të cilën kanë përfitime të veçanta në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”

Qendra për jetë të shëndetshme Premium që funskionon në kuadër të spitalit shtihet në një sipërfaqe prej 1,130 metrash dhe është e pajisur me ordinanca moderne dhe pajisje më bashkëkohore për terapi fizike, sallë  me pajisje moderne për ushtrime funksionale, sallë për aerobik dhe pilates, departament për nutricion, banjë me avull, sauna finlandeze, dhoma VIP për masazh. Pandev, Elmas dhe Angelovski janë të kënaqur me kushtet dhe pajisjet e qendrës. Suksesi dhe aftësia e tyre në periudhën e ardhshme do të përmirësohen pikërisht këtu.

“Bëhet fjalë për një qendër të mrekullueshme, e cila ofron të gjitha mundësitë për punë, për rehabilitim. Është e pajisur në një nivel të lartë evropian dhe mund të lavdëeojë idenë, konceptin dhe realizimin. Ata që do të kenë lëndime serioze, posaçërisht ne, sportistët, të cilët jemi më shpesh të ekspozuar ndaj tyre, do të jenë në gjendje të kthehen shumë më shpejt në terrenet sportive,” tha futbollisti më i mirë maqedonas Goran Pandev.

Në qendrën më bashkohore me pajisje më moderne për një jetë të shëndetshme ofron kujdes të plotë të integruar për një jetë të shëndetshme në një vend – mjekësi fizikale dhe rehabilitim, nuricion dhe dietologji ku punojnë mjekë, fizioterapistë, mjek i mjekësisë sportive, nutricionistë, trajnerë profesionistë dhe instruktorë të çertifikuar me përvojë shumëvjeçare pas tyre.

Elif Elmas është një yll në rritje, ndërsa mediat botërore kanë shkruar për të se ai është diamanti i futbollit maqedonas. Ai është shumë i kënaqur nga kushtet e qendrës.

“Sinqerisht sipas mendimit tim, kjo qendër ofron kushtet maksimale të cilat janë në dispozicion për të gjithë qytetarët. Jam bëfasuar shumë pozitivisht, për herë të parë një spital ofron shërbime të kësaj cilësie në rehabilitimin fizik dhe rekreativ. Shpresoj që edhe spitalet e tjera do t’i ndjekin këto hapa në të cilat “Acibadem Sistina” është pioniere”, tha Elif Elmas.

Krenari shtesë për Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” është se fizioterapistët tanë Bojan Canevski dhe Bojan Siljanoski shkojnë në kampionatin e futbollit me kombëtarën, të cilët do të kujdesen për shëndetin dhe koncidiconin e futbollistëve.

Sipas Pandevit dhe Elmasit, prania e fizioterapistëve tanë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ekipin tonë.