fbpx

Paketë kardiologjike promovuese – Java e sëmundjes arterike koronare (20.03 -24.03)

17.03.2017

Poliklinika “Acibadem Sistina” – Manastir, duke filluar nga data 20 -24 mars, organizon javën e sëmundjes arterike koronare.  Kjo ka për qëllim zbulimin e hershëm të sëmundjes koronare  e cila është shkaku kryesor i vdekjes në botë.

Kryeni kontrollin internistik me përcaktimin e faktorëve të rrezikut, EKG dhe stres test koronar dhe zbuloni në kohë sëmundjen e arterieve të cilat e ushqejnë zemrën, me një çmim promovues  prej 2.000 denarësh.

Kontrolli kryhet nga ekipi i lartë i kardiologëve të spitalit klinik “Acibadem Sistina” nga qyteti i Shkupit.

Rezervoni kontrollin tuaj  në qendrën e kontakteve të “Acibadem Sistina” në 02/ 30 99 500

Baza e sëmundjes së arteries koronare është arteroskleroza – akumulimi i yndyrës në murin e artereve të cilat e ushqejnë zemrën. Sëmundja shkakton ngushtimin e lumenit të enës së gjakut, zemra nuk ushqehet mjaftueshëm me lëndë ushqyese dhe oksigjen, komplikimi më serioz i shkaktuar nga kjo sëmundje është infarkti në zemër.

Faktorët e rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjes janë: presioni jo i rregullt dhe  i lartë i gjakut, rrijta e nivelit të yndyrës (kolersterolit dhe triglicerideve), diabeti, pirja e duhanit, mosha, mbipesha trupore, mungesa e aktivitetit fizik.