fbpx

PACIENTI 44 VJEÇAR KIRO TRAJKOVSKI KA KALUAR DY MUAJ NË SPITAL

25.05.2023

Për sulmet e shpeshta të dhimbjeve të kokës, pacienti 44 vjeçar Kiro Trajkovski ka gjetur ilaçin, një tabletë për t’i qetësuar dhimbjet deri në sulmin e ardhshëm. Në xhepin e tij vazhdimisht ka mbajtur “ilaçin magjik” si e quan ai për shkak se me këtë ilaç dhimbjet e kokës kanë zhdukur në mënyrë magjike. Por, një ditë ka ndjerë dhimbje të forta, këto dhimbje ai i përshkruan si zjarr në kokën e tij, Por, një ditë ka ndjerë dhimbje të forta, këto dhimbje ai i përshkruan si zjarr në kokën e tij, sikur i digjte koka. Ai ka rënë në tokë dhe me ndihmën e shpejtë ishte transferuar në “Acibadem Sistina”. “Dhimbjet e shpeshta të kokës nuk i konsiderojmë aq të rëndësishme. Këto janë shenja të vogla që na jep trupi për ndonjë gjendje, për të cilën duhet të reagojmë. Unë kam gjetur zgjidhje të afatshkurtra, nuk kam vizituar asnjë mjek deri në të momentin kur gjendja ime u bë alarmante. Dy muaj kam qenë i shtrirë në spitalin tuaj, për dy muaj mjekët u luftuan për jetën time. Për fat të mirë, isha në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Do t’i jem përgjithmonë mirënjohës njeriut që më shpëtoi jetën, Prof. Doktor Sllobodan Damjanovski është heroi im, shpëtimtari im, mjeku më i mirë që kam takuar ndonjëherë”- tha Kiro.

kiro

Shërimi i pacientit ka zgjatur për dy muaj dhe për këta dy muaj “Acibadem Sistina” u bë shtëpia e dytë e pacientit Kiro. Ai ka qëndruar në disa reparte sepse kishte gjendjen kritike.  “Pacienti u pranua për shkak të dhimbjeve të kokës të përcjellura me vjellje, me ndryshime të vetëdijes. Gjatë pranimit pacienti ishte shumë i përgjumur, me dhimbje dhe ngurtësi në qafë. U diagnostikua gjakderdhje rreth trurit në lëngun e trurit (gjakderdhje subaraknoidale). Menjëherë janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe imazhet e enëve të gjakut të trurit kanë treguar një enë të zmadhuar të gjakut – aneurizëm në tru. Për të parandaluar gjakderdhjen e re është bërë një ndërhyrje operative. Ai është trajtuar për dy muaj dhe pas trajtimit kishte përmirësime”, shpjegon Prof. Damjanovski për gjendjen shëndetësore të Kiros. Në Maqedoni me këtë sëmundje në spital pranohen rreth 100 pacientë në vit. Trajtimi përbëhet nga trajtimi i vështirësive të krijuara si pasojë e gjakderdhjes me medikamentet. Një problem tjetër është rreziku nga gjakderdhja e përsëritur që mund të shfaqet nga ena e zmadhuar e gjakut.  Parandalimi i gjakderdhjes së re kryhet me një ndërhyrje operative duke vendosur një klipsë të posaçme në zgjerimin ose trajtim endovaskular. Nëpërmjet enëve të gjakut nën kontrollin me rentgen, mbushet aneurizma me një material të veçantë. Cila metodë do të përdoret varet nga kriteret mjekësore. Bëhet fjalë për një sëmundje serioze me mundësi për morbilitet dhe mortalitet serioz. Duhet një mjekim kompleks për të gjitha rrethanat e sëmundjes” – thotë profesori për këtë gjendje.

kiro

MË 7 SHKURT FESTOJ DITËLINDJEN TIME TË DYTË

Rrefimi i tij ka filluar më 7 shkurt 2022. Pikërisht në këtë ditë Kiro sot fëston ditëlindjen e tij të dytë. Ai thotë se feston për jetën dhe se do të shijojë sërish bukuritë e saj.  “Ka kaluar më shumë se një vit nga hospitalizimi im në Acibadem Sistina. Falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e trajtimit tim për angazhimin dhe kujdesin e tyre të plotë rreth meje. Ata më dhanë një shans për një jetë të dytë dhe mundësinë për të shijuar bukuritë e jetës. Falenderoj të gjithë mjekët që morën pjesë në operacionin dhe në trajtimin tim postoperativ, Prof. Dr. Llozançe, Dr. Antov, të gjithë infermierët e kujdesit intensiv, ndihmësit, fizioterapistët. Falë tyre u ktheva në punë dhe obligimet e përditshme. Tani që e kthej kokën pas vitit që lamë pas më vjen të qaj dhe pikërisht për këtë qëllim dëshiroj që rrefiimi im të jetë një rekomandim për personat e tjerë që po përballen me ndonjë gjendje të ngjashme, mos prisni, vizitoni mjekun tuaj. Bëni kontrolle të rregullta!”, thotë Kiro.

kiro