fbpx

“Orka Holding” dhe “Acibadem Sistina” me donacion nga 325.000 euro në luftën kundër koronavirusin

25.03.2020

Orka holding F

Kompania “Orka Holding” si kompani e cila 30 vite paraqet shtyllë dhe pjesë e rëndësishme dhe në sistemin ekonomik të shtetit dhe Spitali “Axhibadem Sistina” që është 19 vite lider në shëndetësi me disa aktivitete kanë vënë në dispozicion kapacitete për strehim dhe kapacitete medicinale, kuadro dhe pajisje medicinale. Kjo ndihmë dhe mbështetje është vënë në dispozicion të qytetarëve dhe Shtabit të Krizës së vendit tonë, për t’u ballafaquar me situatën e krijuar të shkaktuar nga pandemia globale të virusit COVID-19.

Nga puna mungon një pjesë e punëtorëve tanë, sepse gjenden në grupin e qytetarët të cilët sipas rekomandimeve të institucioneve duhet të qëndrojnë në shtëpi. Në “Acibadem Sistina” mungojnë 400 të punësuar dhe jemi në gjendje restriktive. Në kushte kur bëhet  riorganizim të punës me qëllim të mbajtjes së cilësisë dhe efikasitetit të të njëjtës, ne ofrojmë tërë ndihmën dhe mbështetjen tonë sepse ekziston moment ku të gjithë e dimë se nuk ka hapësirë për kompromis.

Kur ka të bëjë me jetën, kur bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve nuk ka hapësirë për kompromis dhe nuk ka çmim.

Si pjesë e ndihmës së ofruar, “Axhibadem Sistina” dhe “Orka Holding” i kanë ofruar tërësisht kapacitetet e hoteleve “Ibis Skopje City Center” dhe “Ibis Styles” për persona të cilët duhet të kalojnë 14 ditë në izolim. Kapacitetet e hotelit “Ibis Styles” janë plotësuar tërësisht, ndërsa grupi i parë i personave ka arritur edhe në hotelin “Ibis Skopje City Center”. Pritet që deri në datën 31.05.2020 të ketë 5 rotacione të personave të cilët duhet të kalojnë 14 ditë në izolim, me çka numri i përgjithshëm do të jetë 1030 persona, dmth. numri i netëve të kaluara në këto objekte do të jetë 14,430.

“Orka Holding” dhe “Axhibadem Sistina” kanë ndarë fond prej 20 milionë denarësh apo 325 mijë eurove, prej të cilave 315 mijë euro për mbulim të harxhimeve të personave gjatë qëndrimit dhe për mjete mbrojtëse, dezinfektuese, pajisje mbrojtëse, harxhime fikse, mbështetje mjekësore nga SK “Acibadem Sistina” dhe paga për personat e angazhuar të cilët gjatë gjithë kohës do të punojnë në qendrat e karantinës për 70 ditë. Marrëveshja u nënshtrua mes Qeverisë së RMV dhe firmave “OK Hotel” dhe “Orka Hotel”.

Nga këto mjete 10.000 euro u ndan për pajisjen mbrojtëse, dmth. maska mbrojtëse, veshje mbrojtëse  dhe dorëza për SPB Shkup dhe Institucionet shëndetësore në Dibër.

Kompanitë “Zhito Polog” dhe “Zdravje Radovo” të cilat janë pjesë e grupacionit tonë dhe prodhojnë produkte ushqimore themelore, nuk do t’i shtrenjtojë çmimet e produkteve në raport me 01.01.2020. Njëkohësisht pohojmë se të dy kompanitë punojnë pa ndërprerë dhe me kapacitet të plotë. “Zhito Polog” në muaj punon me kapacitet të plotë dhe prodhon 150 ton miell Tip400 dhe Tip500 dhe 600 ton miell për bagëti momentalisht ka rezerva të mjaftueshme të grurit për 4 muajt e ardhshëm. Qumështorja “Zdravje Radovo” e cila në muaj prodhon 150 ton  kaçkavall dhe djathi gjithashtu punon me kapacitet të plotë dhe momentalisht ka rezerva të mjaftueshme për 6 muaj.

 

Falënderojmë të punësuarit tanë duke i përfshirë punëtorët shëndetësore që kuptojnë tërësisht nevojën e situatës dhe i pranojnë pa kusht të gjitha detyrat e reja dhe aktivitete. I respektojmë dhe u besojmë punëtorëve tanë, më shumë se 2500 persona janë pjesë nga grupacioni “Orka Holding”. Përvoja jonë gjatë këtyre 30 viteve dëshmon për shumë sfidat që i kemi kaluar së bashku me to dhe besojmë se edhe këtë sfidë të re para neve do ta kalojnë pa pasoja shtesë.

Në këto momente kur të gjitha mendimet tona dhe përpjekje janë drejtuar vetëm ndaj shëndetit tonë, shëndetit të qytetarëve tonë, Ju lutemi dhe apelojmë t’i respektoni të gjitha masat e institucioneve kompetente, të jeni përgjegjës dhe të ndërgjegjshëm dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe shëndetin e të tjerëve.

Në këto kushte sfiduese kur ne ballafaqohemi me diçka të panjohur për ne dhe kur përditshmëria jonë mori një dimension të ri, kur pasiguria dhe frika nuk mund t’i lëmë pas dyerve të mbyllura jemi detyruar dhe kemi dëshirë ta udhëheqim këtë beteje, t’i japim përpjekjet njerëzore dhe mbinjerëzore me qëllim që këtë situatë ta bëjmë të pranueshme në këtë moment, ndërsa fundin e saj ta bëjmë më të mirë për të gjithë ne.