Eksperienca e pacientëve

TRPÇEVIQ: GËZIMI YNË MË I MADH JANË 6 PRINCESHAT TONA

18.08.2023

FËMIJËT JANË PASURIA JONË MË E MADHE
Më 14 gusht Maja dhe bashkëshorti i saj Predrag Trpceviq fituan bijën e tyre të gjashtë. Për fëmijët thonë janë gëzimi më i madh dhe motiv për gjithçka në jetën e tyre. Gjithmonë kanë dashur të kenë një familje me shumë fëmijë. Janë prindër krenarë të 6 bijave të tyre: Mila (11 vjeçare), Lina (9 vjeçare), Eva (7 vjeçare), Nika (4 vjeçare), Nina (3 vjeçare) dhe foshnjës së sapolindur për të cilën së bashku do ta zgjedhin emrin.
 
“Kur numri i fëmijëve në familje zmadhohet atëherë rritet edhe dashuria dhe çdo fëmijë duhet ta doni në mënyrën e barabartë. Çdo personi gëzimin e sheh me sytë e tij dhe e përjeton në mënyrën e vet, por për mua këta fëmijë janë gëzimi më i madh. Më bëjnë jetën më të bukur, ma zbukurojnë përditshmërinë dinamike dhe plot me stres. I shoh se si rriten, i këshilloj dhe i edukoj. Si prindër kënaqemi në të gjitha momentet e bukura dhe me stres gjatë fëmijërisë së tyre. Nëse kanë dëshirë dhe mundësi çiftëve u rekomandoj që ta zgjerojnë familjen  sepse ndjenja është e bukur. Përveç karrierës, kur kujdeseni për dy, mund të kujdeseni edhe për tre fëmijë. Bëni atë që ju bën të lumtur”, thotë Maja. 
 
 Me bashkëshortin Predrag bëjnë plot 14 vјеt martesë. Tregojnë se i ndajnë obligimet e shtëpisë. Secili ka detyrat e veta, por janë këtu për njëri-tjetrin.
“I kemi ndarë obligimet dhe përgjegjësitë tona bashkëshorti im është i angazhuar për shumicën e obligimeve rreth fëmijëve. Unë i përgatis ushqimet për në shkollë, rrobat, ndërsa babi është përgjegjës për transportin deri në shkollë dhe aktivitetet pas shkollës. Vikendet dhe kohën e lirë i shfrytëzojmë për shëtitje dhe për t’u argëtuar së bashku” – shpjegon Maja.
 
Për herë të parë ajo ka zgjedhur spitalin “Acibadem Sistina” para 11 vitesh  kur ka lindur bijën e parë dhe nuk ka menduar për ndryshimin e spitalit. Ajo thotë se shkaku kryersor për përzgjedhjen e këtij spitali është mjeku i saj Dr. Nikolla Pançevski, ajo tregon se ai është mjeku më i mirë dhe për atë i ka fjalët më të mira.
“Këtë spital ia rekomandoj çdo nënës që ka mundësi.  Për të 6-tën herë kam zgjedhur mjekun tim Dr. Nikolla Pançevski. Ai jo vetëm që është një gjinekolog, Dr. Pançevski gjithashtu është edhe psikolog, internist dhe një mik… Profesionalizimi i tij më jep fuqi dhe më inkurajon. Jam tepër mirënjohëse që ishte me mua në çastet më të lumtura. Infermierja Radica dhe Dr. Pançevski janë dyshja e vërtetë, jam tepër mirënjohëse që janë pjesë e jetës sime. Kam fjalë lavdërimi edhe për infermieret e sallave të lindjes dhe departamentit të neonatologjisë”, thotë Maja.
 
Fëmijët janë pasuria më e madhe dhe sfida më e madhe. Ata bëjnë jetën më të lumtur, por ndonjëherë edhe e vështirë, por kurrë e mërzitshme. Ekipi i Spitalit klinik “Acibadem Sistina” është i lumtur që për të 6-tën herë arriti ta arsyetojë besimin e dhënë.

Copyright © 2024 Developed by Unet All rights reserved.