Me ju ndajmë një rekomandim të sinqertë dhe emocionues për dr. Lirim Demirin, nga nëna e Teos. Pas tre vitesh pasigurie dhe shumë kontrollesh, profesionalizmi, durimi dhe përkushtimi i tij ndihmuan në zbulimin e shkakut të vërtetë të problemit.
“Dua ta falënderoj nga zemra Dr. Lirim Demirin. Profesionistë të tillë takohen shumë rrallë. Si nënë e vetme e një fëmije me autizëm dhe hiperaktivitet të theksuar, për tre vjet kërkuam përgjigje dhe trokitëm në shumë dyer. Shumë mjekë na thanë se duhej t’i hiqeshin bajamet, por askush nuk arriti ta kontrollonte fëmijën tim në mënyrë të hollësishme. Për shkak të hiperaktivitetit, forcës së tij dhe frikës nga kontrollet, ekzaminimi dukej pothuajse i pamundur. Kur erdhëm te Dr. Lirim Demiri, gjithçka ishte ndryshe. Pavarësisht të qarave, britmave, kundërshtimit dhe përpjekjeve për të rezistuar, ai, me durim të jashtëzakonshëm, qetësi dhe profesionalizëm, arriti t’ia kontrollonte me hollësi hundën, bajamet dhe veshët. Nuk u dorëzua në asnjë moment, por tregoi përkushtim dhe humanizëm. Pas kontrollit të detajuar, na shpjegoi se nuk kishte nevojë për heqjen e bajameve. Problemi ishte devijimi i septumit të hundës dhe na përshkroi terapinë e duhur. Sot, fëmija im merr frymë përmes hundës, nuk fle më me gojë hapur dhe nuk gërhet gjatë natës. Për ne, kjo do të thotë një lehtësim i jashtëzakonshëm dhe një lumturi e pafund. Përveçse është një profesionist i jashtëzakonshëm, Dr. Lirim Demiri është edhe një njeri i mrekullueshëm. Qasjen, durimin dhe mënyrën e tij të sjelljes ndaj fëmijëve nuk i kam hasur askund më parë. Për mua, ai është heroi i vërtetë i çdo fëmije. I jam pafundësisht mirënjohëse që na e lehtësoi të paktën këtë vuajtje dhe na e riktheu shpresën. E rekomandoj me gjithë zemër për çdo prind, veçanërisht për prindërit e fëmijëve me autizëm dhe vështirësi të tjera në zhvillim. Mirënjohje e madhe edhe për Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, që në ekipin e tij ka një mjek me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm të tillë. Mjekë të tillë janë vlera më e madhe e një sistemi shëndetësor”, thotë Zhaklina.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.