fbpx

NJOFTIM

05.01.2022

Të nderuar pacientë,

Ju njoftomë se për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavavirus, nga e mërkura, më 5.01.2022, ordinancat në Departamentin e Infektologjisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” do të punojnë edhe në ndërrimin e dytë, dmth. me orar të punës nga ora 9 deri në orën 19:00.

Duke punuar në dy ndërrime spitali dhe stafi profesional vendosen në dispozicion të pacientëve dhe u dalin në ndihmë nevojave të rritura për shërbime ambulatore.

Gjatë festave dhe për vikendin në vijim (06.01-09.01) qendra e testimit për Covid do të punojë me orar të rregullt të punës nga ora 8 deri në orën 17:00.

Në mënyrë shtesë, ju informojmë se ordinancat në departamentet e tjera në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” të mërkurën (5.1.2022) do të punojnë nga ora 8 deri në orën 17:00. Gjatë festave të Krishtlindjeve dhe për vikendin në vijim pranimi i pacientëve do të realizohet përmes Qendrës emergjente, e cila funksionon 24 orë.