fbpx

Njoftim

05.06.2020

AcibademSistina Hospital web

Të nderuar, para tre ditëve, të martën më 2 qershor 2020 u izoluan dy mjekë nga KB “Acibadem Sistina”, të cilët janë bashkëshortë dhe ishin të dyshimtë për virusin Covid-19. Pas testeve PCR të kryera u konfirmua rezultati pozitiv te dy mjekët. Sipas natyrës së vendit të punës, njëri prej tyre nuk kishte asnjë kontakt me pacientët ndërsa tjetri kishte kontakt minimal me pacientët. Të gjithë personat me të cilët kanë qenë në kontakt këta persona janë identifikuar dhe kontaktuar dhe tanimë janë testuar ndërsa rezultatet e tyre deri më tani janë negative.

KB “Acibadem Sistina” vazhdon të punojë me kapacitet të plotë duke ndërmarrë të gjitha masat maksimale për të mbrojtur punonjësit dhe pacientët e tij dhe sipas të gjitha protokolleve vendosura për siguri që janë në përputhje me vendimet dhe masat mbrojtëse të ndërmarra nga gjigandi shëndetësor “Acibadem” nga Turqia .