fbpx

NJOFTIM

29.05.2020

AcibademSistina Hospital web

Të nderuar pacientë,

Ju njoftojmë se nga e hëna (1 qershor) Spitali Klinik “Acibadem Sistina” përsëri do të punojë me kapacitet të plotë me dy ndërrime. Hyrjet A dhe B janë hapur për pacientët dhe vizitorët dhe do të funksionojnë nga ora 08:00 deri në orën 21:00. Qendra emergjente për fëmijët dhe të rriturit punon 24 orë, çdo ditë në javë. Për caktimin e terminit, telefononi në Qendrën e kontakteve në numrin e telefonit: 02/30 99 500.

Në kushte të pandemisë së shpallur nga Covid-19, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” i ndërmerr të gjitha masat dhe protokollet për mbrojtje të pacientëve dh të punësuarve. Ndiqni rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim nga koronavirusi. Kujdesi ynë për shëndetin tuaj vazhdon!