fbpx

NJË VIT PAS IMPLANTIMIT TË KËRDHOKULLËS ARTIFICIALE, PACIENTJA 30-VJEÇARE PËRGATITET PËR MARATONË

20.05.2024

„Kurrë nuk e kam menduar se pas 6 viteve duke jetuar me dhimbje në pjesën e kërdhokullës tani pas një viti do të jetoj një jetë aktive pa dhimbje dhe pa ndonjë pengesë.“ – kështu e fillon rrëfimin e saj emocional 30-vjeçarja Mençe, të cilës një vit më parë iu bë një operacion për zëvendësimin e plotë të kërdhokullës.

Ajo shpjegon se të jetosh me një dhimbje të vazhdueshme është shumë vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për një person të ri që është aktiv. Për fat të mirë, ajo kishte mundësinë të lirohej nga dhimbja, falë duarve të arta të Prof. Dr. Viktor Kamnar dhe përkushtimit të të gjithë ekipit të infermierëve dhe personelit ndihmës të „Acibadem Sistina“.

„Gjithçka u zhvillua dhe kaloi shpejt dhe lehtë gjatë procesit postoperativ. Gjatë kohës së qëndrimit në spital u ngrita shpejt në këmbë dhe e lëshova spitalin vetëm me një patericë, thjesht sepse duhej ashtu, përndryshe nuk kisha probleme me ecjen me të dyja këmbët. Pastaj vazhdova me terapi fizikale në Sistina. Me kanë trajtuar me ushtrime, terapi me rrymë dhe kanë bërë gjithçka që unë të ec përsëri në mënyrë normale. Pas një viti, nuk e ndjej kërdhokullën si një trup të huaj, më duket e pabesueshme se mund të bëj gjithçka. Kam filluar të ushtroj rregullisht dhe të vrapoj aktivisht nga 5-6 kilometra dhe kjo më bën vërtet të lumtur dhe të plotësuar. Qëllimi im është të regjistrohem për një maratonë.“, thotë Mençe.

Mence

„Me një qasje kirurgjikale invazive minimale me qëllim për të ruajtur muskulaturën dhe për të ndjekur anatominë dhe gjeometrinë e kyçit të kërdhokullës u vendos një implant artificial me pozicionim të saktë biomekanik dhe stabilitet. Dëmtimet e të gjitha kyçeve duke përfshirë edhe atë të kërdhokullës tek sëmundjet kronike janë shumë të zakonshme dhe shërimi i plotë është i mundur vetëm me vendosjen e një implanti artificial.“ – shpjegon Prof. Dr. Kamnar.

Pas ndërhyrjes ka pasuar edhe procesi i rehabilitimit. Falë ekipit të kualifikuar dhe dëshirës së pacientes Mençe për t’u shëruar shpejt, gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Dua të falënderoj publikisht edhe një herë Dr. Viktor Kamnar për ekspertizën dhe profesionalizmin e tij sepse kreu një operacion të mrekullueshëm. Pa të nuk do të kisha mundësi të ec, të ekzistoj dhe të jetoj, atij i falënderoj nga zemra! Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për ekipin e mrekullueshëm mjekësor në Acibadem Sistina të cilët ishin të palodhshëm dhe në dispozicion 24/7 gjatë kohës së qëndrimit tim në spital dhe për mjeken time nga Departamenti i terapisë fizikale, Dr. Anica Haxhi – Petrusheva dhe fizioterapistin Dejan Parcanov që kanë bërë të kthehem në normalitet dhe të ec përsëri pa probleme.”, ka thënë ajo.

Mence