fbpx

Një delegacion nga ambasada e Greqisë në Republikën e Maqedonisë sot zhvilloi një vizitë zyrtare në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”

07.10.2021

Z.Konstantinos Prokakis, shef i diplomacisë publike nga ambasada greke në Maqedoni sot zhvilloi një vizitë zyrtare në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” dhe u takua me menaxhmentin e spitalit.

Përfaqësuesi i lartë i delegacionit detajisht u informua me punën e spitalit dhe planet zhvillimore. Në mënyrë shtesë atij ia prezantuan rezultatet e funksionimit të spitalit, kapacitetet, kushtet dhe mundësitë e departamenteve dhe qendrave të specializuara. Gjatë vizitës mysafiri u njoh me faktin se Spitali Klinik “Acibadem Sistina”  është spitali i parë në vendin tonë,  rajonin dhe më gjerë i cili mori akreditimin prestigjioz Joint Commission International (JCI). Me marrjen e këtij akreditimi u dëshmua se në Maqedoni mund të punohet sipas standardeve botërore dhe pacienteve t’u mundësohet shërbim më cilësor shëndetësor dhe siguri më të lartë.