fbpx

NË QERSHOR DHE KORRIK DO TË ZHVILLOHEN TURNET E TENISIT NË SHKUP: “ACIBADEM SISTINA” ËSHTË SPONSORI I ARTË I TRI TURNEVE NDËRKOMBËTARE

06.06.2022

Edhe këtë vit Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është sponsori i artë i turneve ndërkombëtare në tenis që do të mbahen në Shkup në Klubin e tenisit “Jug” në organizim  të Federatës së Tenisit të Maqedonisë. Gjatë këtij muaji dhe gjatë muajit të ardhshëm vijojnë turne me një program të pasur me tenistë që vijnë nga e gjithë bota. “Acibadem SIstina” si një nga sponsorët e artë  do të ofrojë fizioterapistë që do të kujdesen për tenistët  dhe për shëndetin e tyre gjatë garave. Federata e tenisit njofton për tri turnet e rëndësishme ndërkombëtarë në muajin qershor dhe korrik në seleksionin e femrave dhe meshkujve me sponsorim të “Acibadem Sistina”.

tenis

Nga 6 deri 12 qershor do të mbahet turneu i meshkujve si pjesë e ITF Turneut botëror në tenis (World Tennis Tour) ose “Skopje open 2022” me fond të çmimit prej 25.000 dollarë. Në Shkup vijnë tenistët nga Spanja, Holanda, Brazili, Suedia, Izraeli, Gjermania.. Nga lojtarët e Maqedonisë marrin pjesë: Gorazd Srblak, Stefan Micov, Kalin Ivanovski dhe Obrad Markovski.

Turneu i dytë nga ITF Tuneu botëror në tenis (World Tennis Tour) mbahet nga 13 deri 19 qershor, përsëri në terrenet e KT “Jug”. Çmimi për këtë turne është 15.000 euro.  

tenis

Billie Jean King Cup nga ana e Paribas Evropë/Afrika për grupin e tretë është garë në ekip në tenis për ferma që organizohet për herë të parë në vendin tonë. Do të mbahet nga 4 deri më 10 korrik, ndërsa në këtë kupë do të marrin pjesë kombëtaret e vendit tonë, Irlandës, Maltës, Portugalisë, Kosovës, Islandës,  Shqipërisë, Afrikës Jugore, Kenias, Namibisë, Kongos, Ugandës, Bocvanës, Burundisë, Sejshelisë dhe Sudanit. Planifikohet që të ketë nga 85 deri 110 pjesëmarrës mes tyre edhe tenistja më e mirë maqedonase Lina Gjoçeska.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” si kompani me përgjegjësi shoqërore, ka treguar vetëdije të madhe edhe në të kaluarën edhe tani dhe është një përkrahës i madh i garave sportive. Shpirti sportiv është më i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të mirë. Gjatë këtyre ditëve u festua ditëlindja e parë e Qendrës Premium për mjekësi fizikale dhe jetë të shëndetshme, me hapjen e së cilës spitali përmirësoi cilësinë dhe përkushtimin  ndaj shëndetit të qytetarëve. “Acibadem Sistina” do të vazhdojë të jetë promotor dhe përkrahës i sportistëve dhe shëndetit në çdo aspekt.