fbpx

NË KONGRESIN E VI-TË TË INFEKTOLOGËVE MORËN PJESË MJEKËT E “ACIBADEM SISTINA”

14.11.2022

Nga 11 deri më 13 nëntor në Strugë u mbajt kongresi i VI-të i infektologëve në të cilin morën pjesë shumë mjekë të vendit dhe rajonit. Në këtë kongres të rëndësishëm morën pjesë mjekët tanë: Dr. Valerija Kirova- Urosheviq, Dr. Ivana Jovanovska-Hristova, Dr. Ivica Dimitrov nën mentorimin e mjekëve Dr. Patricija Kallamaras dhe Dr. Nikolla Shikov.


“Pjesëmarrja aktive në Kongresin e infektologëve është një rishikim i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet departamenteve të infektologjisë, kardiologjisë dhe anesteziologjisë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe është shembull i suksesshëm i qasjes multidisiplinare në punën e pacientëve ambulatorë dhe spitalorë në ‘Acibadem Sistina’” – kanë thënë përfaqësuesit e “Acibadem Sistina”.


Temat e përpunuara nga mjekët tanë ishin në lidhje me modalitetet e reja imazherike në diagnostikimin e komplikimeve të Covid-19 dhe përdorimi i parametrave laboratorikë bashkëkohorë në monitorimin e pacientëve me gjendje kritike në spital.

INFEKTOLOZI