fbpx

NË “ACIBADEM SISTINA” TESTET PCR KRYHEN VETËN NË PIKËN E TESTIMIT NË KUADËR TË SPITALIT

02.03.2021

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” disponon me laboratorin më të madh privat në Ballkan në të cilin testet PCR për Covid-19 kryhen sipas protokolleve dhe rregullave të rrepta. Testimet kryhen vetëm në pikën speciale për testim për Covid-19 që gjendet në kuadër të spitalit me termin të rezervuar ose pa termin, ndërsa mostrat (tamponët) merren vetëm nga persona mjekësorë zyrtarë të punësuar në spital. Rezultatet e lëshuara të testeve PCR janë të verifikuara me dy vula, me vulën themelore (vulë e rrumbullakët) dhe vulë faksimile. Me kërkesë të pacientëve, rezultati i shtypur i testit PCR mund të përkthehet falas në anglisht dhe gjithashtu të verifikohet me dy vula.

Rezultatet e testeve PCR mund të shkarkohen nga faqja zyrtare me një kod i cili merret gjatë kryerjes së pagesës në pikën e testimit për Covid ose drejtpërdrejt në sportelet brenda spitalit. Spitali klinik “Acibadem Sistina” nuk ka pika testimi për Covid jashtë qytetit të Shkupit.

Çmimi i testit PCR për detektimin e virusit SARS-CoV-2 në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” është 2,700 denarë. Rezultatet lëshohen në të njëjtën ditë në varësi të kohës kur është kryer testi.

Spitali gjithashtu ofron një pako familjare – nëse testohen më shumë se 3 anëtarë të familjes testi kushton 2500 denarë për person dhe gjithashtu ofron pako për testim në grup për kompanitë- nëse testohen më shumë se 3 persona testi kushton 2500 denarë për person. Testimi në grup u ofrohet ekskluzivisht kompanive dhe institucioneve me marrëveshje paraprake zyrtare.

Për qytetarët që kanë nevojë për rezultate të shpejta, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron një test urgjent PCR me një çmim prej 12,000 denarë, ndërsa rezultatet merren maksimum për 2 orë. Edhe këto teste kryhen vetëm në pikën speciale të spitalit sipas rregullave të rrepta dhe me një termin të caktuar paraprakisht.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” posedon pajisjen më të sofistikuar laboratorike për përpunimin e testeve PCR. Ato bëhen sipas një standardi të njohur ndërkombëtar dhe plotësojnë kriteret më të larta të cilësisë.