fbpx

Në “Acibadem Sistina” është operuar me sukses një paciente, i largohet tumori me peshë prej 8 kg

04.10.2021

Nafije Mustafa, pacientja 55 vjeçare po shërohet pas operacionit të rëndë i cili është kryer me sukses në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Bëhet fjalë për një operacion të komplikuar gjatë të cilit është larguar një tumor me peshë 8 kg dhe me gjatësi 60cm në regjionin e abdomenit dhe veshkave dmht. në regjionin retroperitoneal. Para se të vinte në Shkup ka vizituar spitalet më të mira në Prishtinë, ku jeton dhe ishte diagnostikuar me tumor. Pas rekomandimeve të shumta ka ardhur në Shkup dhe tani thotë se jeton jetën e re dhe e lëshon spitalin në gjendje të mirë.

Nafije ka ardhur në “Acibadem Sistina” në mesin e muajit dhjetor pas zmadhimit të dukshëm të barkut. Dyshimet e para kanë qenë se kishte problem me veshkat prandaj edhe ka bërë një ekzaminim urologjik në Prishtinë. Ekzaminimi me ultrazë ka treguar se nuk bëhet fjalë për problem në veshkat por për problem në retroperitoneumin.

dimov

“Më vonë kemi bërë incizim kompjuterik gjatë të cilit u zbulua se ka tumor me përmasa të mëdha. Kemi kërkuar mjek në Prishtinë për ta kryer këtë ndërhyrje për largimin e tumorit por për shkak të madhësisë nuk pranuan. Na thanë se duhet të gjejmë një mjek të mirë dhe kështu erdhëm në “Acibadem Sistina”. U takuam me Prof. Dr. Vlladimir Dimov dhe për një kohë të shkurtër u operova”, thotë Mustafa.

Prof. Dr. Dimov thotë se bëhet fjalë për një operacion kompleks të neoplazmës malinje të retroperitoneumit me depërtim të pjesshëm në peritoneumin, pra tumor me lokacion në hapësirën mes barkut dhe veshkave. Atje shpesh zbulohen tumoret por në këtë rast madhësia është specifike. Tumori peshonte 8 kilogramë përafërsisht sa dy foshnje.

“Vendi është shumë specifik për shkak të prezencës së enëve të gjakut, urëtereve, veshkave dhe pankreasit. Ky intervenim duhet të kryhet me shumë kujdes sepse lehtë mund të shkaktohet ndonjë komplikim. Gjatë kryerjes, zorrët e pacientes u vendosen lart, ndërsa operacioni ka zgjatur 3 orë”, thotë Prof. Dr. Dimov.

Ai thekson se tumori është krijuar nga indi dhjamor dhe ka rritur në përuidhë nga një viti, ndërsa mënyra e vetme për të tejkaluar këtë problem ishte ndërhyrja kirurgjikale, e cila është specifike për shkak të dimensioneve dhe vendndodhjes.

dimov

“Nuk ka humbur gjak, ishim shumë të kujdesshëm. Ajo vazhdon me trajtimin e rekomanduar nga onkologët”, thotë Dr. Dimov.

Nafije thotë se gjatë ardhjes këtu ka harruar friken dhe faktin për prezencën e tumorit nga 60cm menjëherë pas mbërritjes në spital. Tani thotë se ka shpresë dhe ndjehet shumë mirë.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” me këtë ndërhyrje tregon se me pajisjen, stafin dhe qasjen multidisiplinare është vendi ku zgjidhen ndërhyrjet jashtëzakonisht të komplikuara, të cilat zakonisht kryhen vetëm në qendrat më të mëdha në botë. Përvoja e ekipit të mjekëve ishte jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë këtij operacioni me rrezik të lartë dhe përveç Prof.Dr Dimov në këtë operacion në ekipin abdominal morën pjesë Dr. Alen Jovçevski, kururg abdominal dhe Dr. Monika Simonovska dhe anesteziologu Dr.Bllagoja Velkovski.