fbpx

Në “Acibadem Sistina” është kryer një procedurë e specializuar shumë komplekse laparoskopike për largimin e një tumori të madh në pankreas tek një paciente në moshën 44 vjeçare

02.01.2021

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” në Departamentin e kirurgjisë digjestive është kryer një ndërhyrje laparoskopike shumë komplekse për largimit e tumorit të madh në trupin e pankreasit tek një paciente në moshën 44 vjeçare. Bëhet fjalë për një procedurë të lartë dhe të specializuar laparoskopike që kryhet vetëm në qendrat mjekësore më të renomuara në botë, ndërsa në spitalin tonë herë të pare e kreu kirurgu abdominal prof. Dr. Vlladimir Dimov me ekipin e tij, me Dr. Alen Jovçevski dhe Dr. Monika Simonovska.

SIS

Tek pacientja u diagnostikua tumor në trupin e pankreasit me madhësi rreth 6-7 centimetra, i cili ka filluar të përhapet në drejtim të kokës së pankreasit. Ndërhyrja ka zgjatur 3 orë dhe është kryer resekcion i më shumë se dy të tretave të pankreasit, ndërsa është hequr edhe shpretka. Ndërhyrja e plotë është kryer në mënyrë laparoskopike.

Kjo ndërhyrje kirurgjikale, siç thotë prof. Dr. Dimov paraqet një nivel të lartë në kirurgjinë laparoskopike dhe sipas njohurive tona, për here të pare është kryer në vendin tone. Pacientja ndihet mirë dhe pas katër ditëve qëndrim lëshon spitalin për shërim shtëpiak në një gjendje të mire postoperative.

Kemi nderin dhe kënaqësinë që kjo procedure laparoskopike kaq komplekse që kryhet vetë në qendrat e renomuara botërore ëhtë kryer në “Acibadem Sistina” dhe jemi të kënaqur që do të jetë në dispozicion për pacientët tanë. Ndërhyrjen e ka bërë ekipi i mjekëve të dëshmuar me përvojë nga “Acibadem Sistina” në krye me Prof. Dr. Vlladimir Dimov, i cili është një nga pionierët e kirurgjisë laparoskopike abdominale tek ne, në Evropë dhe më gjerë.

SIS

Në Departamentin e kirurgjisë digjestive në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, çdo ditë me sukses bëhen shumë operacione laparoskopike, por ky është një prej operacioneve më komplekse deri më tani.

SIS

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” disponon me pajisje të lartë për kryerjen e operacioneve më komplekse laparoskopike në kirurgjinë abodmonale. Bëhet fjalë për gjeneratën e fundit të teknologjisë laparoskopike me të cilën kirurgët kanë mundësi për një pasqyrë të qartë dhe të detajuar të fushës operative që garanton sigurinë maksimale për pacientin dhe sukses të ndërhyrjeve.