fbpx

Ndërhyrje revolucionare: U operua foshnja e parë e lindur pa diafragmë dhe me anomali në zemër në “Acibadem Sistina”

17.11.2020

Edhe pse akoma gjatë shtatzënisë së nënës u diagnostikua mungesa serioze dhe anomalia në zemër foshnja e lindur fitoi shansin e saj për jetë. Pas 10 ditëve të operacionit të suksesshëm në Departamentin e kirurgjisë pediatrike të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” e lëshon spitalin. Fëmija është e lindur pa diafragmë. Lindjen e ka bërë gjinekologu Dr. Pavle Dimçev, ndërsa diagnozën e konfirmoi edhe Doc. Dr. Vlladimir Çadikovski, i cili kreu ndërhyrjen.

AcibademSistina SIS

Praktikisht, tek fëmija zorrët e holla, zorra e trashë, lieni dhe lukthi ishin të vendosur në mushkërinë e majtë. Për këtë shkak zëmra ka qene e vendosur në të djathtë. Dr. Çadikovski thotë se është tepër i lumtur se ky intervenim u krye në këtë spitali dhe se ka përfunduar me sukses.

image

“Kemi ndjekur rastin edhe gjatë shtatzënisë. Lindja u bë në mënyrë të organizuar dhe menjëherë pas lindjes morëm foshnjën në departamentin tonë. U pranua menjëherë në Kujdesin intensiv, ndërsa ndërhyrja u bë 24 orë pas lindjes. U bë rikonstriumi i diafragmës, janë kthyer organet  dhe u krijua hernia e jashtme për t’i mbledhur të gjitha organet. Pas operacionit tek foshnja me anomali në zemër u bë mbyllja e duktusit (kanali i veçantë i cili sjell gjak nga zemra në mushkëritë). Në këtë mënyrë tek fëmija u krye edhe ndërhyrja. Ditën e katërt kemi larguar foshnjën nga aparati dhe kemi arritur këtë me një trajtim të veçantë, me qasje kardiokirurgjikale intervenuese që sot të shkojnë së bashku në shtëpi”, thotë kardiokirurgu Dr. Vlladimir Çadikovski.

AcibademSistina SIS

Qasja multidisiplinare e cila zbatohet gjatë diagnostikimit të pacientëve në këtë spital mundësoi zbulimin e anomalisë së foshnjës akoma në mitrën e nënës.

Nëna e foshnjës së vogël, Angelina Apceva thotë se ishte shumë e frikësuar, por ka pasur fat të kërkojë ndihmën tek mjekët më të mirë.

image

“Diagnoza u konfirmua dy javë para terminit të lindjes nga ana e gjinekologut tim i cili më ka monitoruar shtatzëninë. Ai me dërgoi për mendim të dytë në disa institucione dhe në fund me rekomandim të një shoqe erdha në “Acibadem Sistna”. Mësova se Dr. Çadikovski kujdeset për rastet e këtilla për shkak se fëmija ishte me diagnozë hernia diafragmale. Këtu Dr. Pavle Dimçev kreu lindjen me prerje cezariane ndërsa pastaj na mori Dr. Çadikovski. Jam shumë e kënaqur nga trajtimi edhe ndaj meje si nënë por edhe ndaj fëmijës sime. Fituam një shans dhe jemi tepër të lumtur”, thotë Apceva.

Shpenzimet për intervenimin e foshnjës janë mbuluar nga Fondi i sigurimit shëndetësor.