fbpx

Ndërhyrje e suksesshme- mjekët kanë hequr një tumor me përmasa të mëdha tek një paciente në moshën 37 vjeç

01.10.2021

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” në Departamentin e kirurgjisë digjestive u krye një ndërhyrje komplekse. Ekipi i kirurgjisë në krye me Dr. Vlladimir Avramovski, kirurg digjestiv, pas 8 orëve të kaluara në sallën e operacionit kanë hequr një tumor në mëlçi me përmasa të mëdha tek një paciente 37 vjeçare.

“Bëhet fjalë për një paciente të re, e cila kishte çrregullime në funksionimin e përditshëm për shkak të masës së madhe tumorale. Për shkak të madhësisë së tumorit, mëlçia ishte tërësisht e zhvendosur nga vendi i saj, prandaj pacientja çdo ditë ka pasur probleme gjatë funksionimit dha ankesa të mëdha shëndetësore. Kemi bërë një ndërhyrje komplekse mbi enët e mëdha të gjakut të mëlçisë dhe venës cava inferiore duke prezervuar pjesën e madhe të indit të mëlçisë. Bëhet fjalë për tumore të rralla në këto dimensione dhe kjo ndërhyrje nuk është një procedurë standarde në trajtimin e mëlçisë. Kemi punuar me durim dhe përkushtim për ta ruajtur jetën e re sepse gjatë këtyre ndërhyrjeve ka rrezik të madh dhe me shumë vende kritike”, thotë Dr. Avramovski.

Avramovski Vladimir

Masa e madhe tumorale ishte me natyrë beninje me dimensione 20×19 centimetra dhe me orgjinë e segmentit të 4-të dhe të 8-të të mëlçisë. Gjatë ndërhyjes së gjatë dhe komplekse me rëndësi të madhe ishte përvoja e ekipit të mjekëve, përveç Dr. Vlladimir Avramovski në ekipin në sallën e operacionit gjatë kryerjes së intervenimit morën pjesë  edhe kirurgët digjestivë Dr. Frosina Adamovska dhe Dr. Monika Simonovska. Për shkak të specifikave të kirurgjisë në mëlçi gjatë këtyre ndërhyrjeve me rëndësi të madhe është edhe ekipi anesteziologjik dhe në këtë ekip morën pjesë Dr. Emilija Mirçevska dhe Dr. Emilija Marinoska. “Pas intervenimit u krye repozicioni i mëlçisë në vendin natyral. Me këtë ndërhyrje u zgjidh problemi tërësisht dhe pacientja u lëshua nga spitali me rrjedhje normale postoperative me rekomandim për kontrolle të rregullta”, shpjegon Dr. Avramovski.

crn drob

Kirurgjia e mëlçisë- një proces kompleks i cili kryhet vetëm në qendra të larta të specializuara

Mëlçia është një organ i madh parenkimatozë me furnizim të pasur të gjakut dhe një nga karakteristikat e saj është gjakosja gjatë lëndimeve dhe gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Për shkak të specifikës së mëlçisë dhe kompleksitetit çdo kirurg digjestiv nuk është i specializuar për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të mëlçisë. Kirurgjia e mëlçisë kryhet në qendra të specializuara me një staf mjekësor dhe pajisje mjekësore e cila është e nevojshme për kryerjen e këtij lloji të procedurave kirurgjikale. Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” kirurgjia e mëlçisë është një procedurë rutine kirurgjikale.