fbpx

MJEKËT NGA SPITALIT “ACIBADEM SISTINA” ME PUNËTORI EDUKATIVE PËR NGRITJEN E NDËRGJEGJES PËR SHËNDETIN E FEMRAVE DUKE U SHOQËRUAN NË MËNYRË INTERAKTIVE ME HENDBOLLISTËT E KLUBIT TË HENDBOLLIT TË FEMRAVE “VARDAR”

08.10.2019

AcibademSistina

Muajin tetor është muaji për ngritjen e ndërgjegjes për kancerin e gjirit, ndërsa Spitali Klinik “Acibadem Sistina” e shënon me disa punëtori dhe takime edukative që kanë të bëjnë me shëndetin e femrave në institucione dhe kompani vendase. Përmes tyre duhet të potencohet nevoja për rritjen e ndërgjegjes të të rinjve dhe të femrave në përgjithësi për kontrollet e rregullta gjinekologjike dhe për vetëkontrollin e gjirit.

Punëtoria e pare interaktive u mbajt me hendbollistët e klubit të hendbollit të femrave “Vardar”. Në prani të anëtarëve të shtabit profesional Indira Kastratoviq, trajnerit të klubit Dragana Ristova, ekipi i specialistëve të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” përmes bisedimeve edukative i informoi hendbollistët për shëndetin gjinekologjik, detajet për vetëkontrollin e gjirit dhe për rëndësinë e këtij kontrolli, rreziqet dhe sëmundjet e mundshme të gjëndrës tiroide.

Në takimin e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” morën pjesë Dr. Gordana Petrovska, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë, Dr. Maja Stojçevska Çapova, specialsite në radiodiagnostikë dhe Dr. Liljana Muratovska, specialiste në mjekësi nukleare. Të gjitha ishin në dispozicion dhe i përgjigjen pyetjet e hendbollistëve, dilemave të tyre.

Në këtë mënyrë Spitali Klinik “Acibadem Sistina” si kompani e përgjegjshme shoqërore jep kontributin e saj në rritjen e kujdesit të femrave për shëndetin personal në shoqëri. Spitali shpreson se aksioni do të japë impuls pozitiv në rritjen e ndërgjegjes ndaj rreziqeve të sëmundjeve malinje në kohë të rritjes së numrit të pacientëve me diagnozë të këtillë.

“Megjithatë, nuk duhet të bëhet kontroll vetëm në muajin tetor. Është e rëndësishme të bëhen vetëkontrolle të gjirit, ndërsa në spitalin tonë ka pajisje më bashkëkohore për diagnostikë të shpejtë dhe precize. Disponojmë me teknologji të lartë, qasje multidisiplinare, trajtim të lartë të pacientëve që janë me kancer të detektuar, terapi rrezatimi dhe terapi precize, hemoterapi bashkëkohore dhe terapi biologjike”, thotë Dr. Çapova.

Takimet interaktive do të vazhdojnë.