fbpx

MJEKËT NGA SPITALI “ACIBADEM SISTINA” PËR HERE TË PARE KANË VENDOSUR PEJSMEJKER PËR ZEMËR NË MËNYRË INTRAVENOZE  TE NJË FËMIJË 5 VJEÇARE

11.12.2019

AcibademSistina Pejsmejker

Një ekip mjekësh nga spitali “Acibadem Sistina” për here të parë në Maqedoni, në mënyrë intravenoze kanë vendosur një elektrostimulues të përkhershëm të zemrës- pejsmejker te një fëmijë. Kjo mënyrë e vendosjes së pejsmejkerit është standard për pacientë të rritur, por tani mjekët e Maqedonisë e kanë vendosur te një vajzë 5 vjeçare. Pas ndërhyrjes vajza ndihet mire është lëshuar në shtëpi.

Bëhet fjalë për një paciente me problem të diagnostikuar në zemër akoma 30 dite pas lindjes. Dr. Vlladimir Çadikovski, kardiokirurg pediatrik te foshnja ka vendosur një elektrostimulues të përhershëm për zemër, gjegjësisht pejsmejker në bark me një elektrodë nga ana e jashtme e zemrës. Gjatë kalimit të kohës, për shkak të përshtatjes  së pejsmejkerit bateria u zbraz, dhe kishte nevojë për zëvendësimin e pejsmejkerit.

Tani, në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” Dr. Ivan Trajkov dhe Dr. Dejan Kovaçeviq, mjekë elektrofiziologë artimologë, kryen zëvendësimin e pejsmejkerit të vjetër me një të ri, por tani në mënyrë intravenoze. Anesteziologë përgjegjës ishin Dr. Mirjana Krmzova dhe Dr. Aleksandar Radoeshki. Dr. Vlladimir Çadikovsi ka mbështetur procedurën që ka zgjatur rreth 30 minutash dhe në të njëjtën kohë ka hequr elektrostimuluesin nga barku i fëmijës.

“Pas kontrastit të dhënë në venë morëm një pamje të tërësishme të sistemit venoz në rajonin e djathtë nënklavikular ku gjendet vena për shpuarje. Përmes kësaj vene vendoset teli dhe teli drejtues, përmes së cilit u vendos elektroda. Për pozicionimin e elektrodës në ventrikulin e djathtë është përdorur RGT rrezatim minimal.  Tek elektroda në mënyrë shtesë është kryer edhe një përkulje rrethore, që mund të zgidhët gjatë zhvillimit të fëmijës. Pastaj vendoset elektrostimuluesi në zemër gjegjësisht i dizajnuar për fëmijë”.

Procedura ka kaluar mire.