fbpx

MJEKË NGA UKRAINA VIZITUAN SPITALIN “ACIBADEM SISTINA”

03.07.2021

Mbi 30 mjekë dhe persona mjekësorë përmes Shoqatës franceze – ukraine për sinergji në fushën e shëndetësisë (ASFUDS) sot ishin në vizitë të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Bëhet fjalë për mjekë gjinekologë, ortopedë, kardiologë dhe persona mjekësorë që punojnë në qendrat emergjente në Ukrainë të cilët  vizituan departamentet e ortopedisë, gjinekologjisë dhe kardiologjisë, departamentin e radiologjisë, njësinë e Kujdesit intensiv dhe sallat e operacioneve. Vizitën e realizuan me iniciativë të tyre. Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” e kanë zgjedhur si lider në rajonin sipas kapaciteteve, standardeve dhe shërbimeve që i ofron.

naslovna

“Acibadem Sistina” është spitali i parë në Maqedoni i akredituar sipas organizatës më prestigjioze për akreditimin e spitaleve në gjithë botën Joint Commission International. Nga shoqata theksojnë se kanë zgjedhur “Acibadem Sistina” sepse është spitali më i madh dhe më modern në rajon dhe paraqet simbol për një histori të suksesshme në sektorin shëndetësor në Ballkanin Perëndimor dhe i përdor metodat dhe teknikat më bashkëkohore për trajtim.

sargjovski

“Jemi të impresionuar me kapacitetet, mundësitë, mënyra e punës dhe teknologjitë që i posedon spitali, shërbimet mjekësore duke  zbatuar protokollet më bashkëkohore në trajtimin e pacientëve. Kemi vizituar shumë spitale por mund të veçojmë se “Acibadem Sistina” është një nga spitalet private më moderne në rajon siç kemi parë se ofron shërbi të plotë mjekësor në një vend. Spitali duhet të jetë shembull jo në Ballkan, por edhe më gjerë se si duhet të duket dhe të funksionojë një institucion shëndetësor”, thotë Dr. Jelena Suromasheva nga Ukraina.

Zëvendës drejtori mjekësor në “Acibadem Sistina”, Dr. Boban Sarxhovski, thotë se për mjekët dhe menaxhmentin e spitalit paraqet nder të veçantë që për herë të dytë ua hapin dyert kolegëve të tyre nga Ukraina për t’i njohur me kapacitetet, shërbimet dhe mundësitë që i ofron spitali “Acibadem Sistina”.

“Na paraqet kënaqësi që jemi nikoqir dhe kemi pritur një ekip mjekësh të cilët vijnë nga Ukraina. Kanë ardhur që të njihen më detalisht me spitalin tonë, për të parë mënyrën se si po punojmë dhe me çfarë pajisje disponojmë. Për ne ky është një vërtetim se “Acibadem Sistina” është një lider në sekrorin shëndetësor në rajon. Konsiderojmë se kemi shumë për të treguar, krijuam një sistem shëndetësor që mund të shërbejë si një shembull për shumë spitale në rajon”, thotë Dr. Boban Sarxhovski, zëvendës drejtori mjekësor në “Acibadem Sistina”

sargjovski

Spitali  Klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital që mjekët e Shoqatës franceze- ukraine të sinergjisë kanë vendosur ta vizitojnë në vendin tonë dhe rajon.