fbpx

Jordan Kamçev

Kryetar i Bordit të drejtorëve  

Pas përfundimit të Fakultetit të shkencave ekonomike Jordan Kamçev punon denjësisht në mirëbajtjen dhe përmirësimin e kompanisë së familjes ORKA Holding. Në dy dekadat e fundit i ka dhënë një reputacion të lartë kompanisë e cila është bërë një markë e njohur në shumë segmente dhe veprimtari sociale. Gjurma e tij më e madhe në shoqërinë maqedonase është investimi në shëndetësi.

Në vitin 2001 themeloi spitalin e parë privat për gjinekologji dhe akusheri ‘ Mala Bogorodica’ – Sistina. Dhjetë vjet më vonë falë vizionit të tij për një sistem më të mirë shëndetësor krijoi spitalin e parë klinik ‘SISTINA’ i cili për vetëm një vit u bë pjesë e zinxhirit spitalor turk ‘ACIBADEM’.

Jordan Kamçev përveç investimeve në shëndetësi gjithashtu i ka dhënë një kontribut të rëndësishëm bujqësisë, industrisë tekstile, bankave, botimeve, sportit dhe shumë veprimtarive të tjera të cilat janë pjesë e kompanisë ORKA Holding.

Shpirti i tij vizionar, profesionaliteti, inovativiteti e renditi në listën e menaxherëve më të suksesshëm në vend dhe rajon. Si rezultat i ambicies dhe dëshirës së madhe për të dhënë dhe krijuar një klimë më të mirë biznesi në të gjitha sferat e shoqërisë, emri i tij tashmë është sinonim për udhëheqjen e suksesshme të njërës nga kompanitë më të mëdha në Republikën e Maqedonisë.