fbpx

Me sukses u realizua edhe një aksion për dhurim të gjakut në “Acibadem Sistina”

26.05.2020

Spitali klinik “Acibadem Sistina” në bashkëpunim me organizatën e Kryqit të Kuq – Karposh dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit me sukses realizuan aksionin e dytë për dhurim të gjakut brenda këtij muaji. Gjatë aksionit të parë në fillim të muajit maj u dhuruan 48 njësi të gjakut, ndërsa sot u dhuruan 51 njësi të gjakut.

U respektuan të gjitha masat dhe protokollet për siguri me qëllim mbrojtje maksimale nga koronavirusi.  Dhuruesit e gjakut ishin ndarë në grupe me qëllim për të mbajtur distancën fizike me mbrojtje personale në fytyrë, maskë mbrojtëse.

Për shkak të nevojës së zmadhuar për gjak në këto periudha të krizës gjatë muajit qershor do të zhvillohet edhe një aksion për dhurim të gjakut në “Acibadem Sistina”.