fbpx

Më i miri zgjedh më të mirët – Stojance Stoilov shkon në shtëpi pas operacionit në hundë në “Acibadem Sistina”

26.06.2020

Kapiteni i KH “Vardar” dhe reprezentuesi maqedonas Stojance Stoilov lëshon spitalin  pas operacionit të hundës në “Acibadem Sistina”. Bëhet fjalë për një operacion rutinë të devijimit të septumit nazal që e ka kryer Dr. Aleksandar Llazarevski, otorinolaringolog.

“Në rastin e Stoilovit operacioni ishte i domosdoshëm për shkak të problemeve me frymëmarrjen përmes hundës, ai kishte një septum të devijuar nazal në anën e djathtë që bllokoi tërësisht korridorin e djathtë të hundës. Kjo gjendje ishte një problem për atë sepse ai është një sportist profesional dhe i ka shkaktuar probleme gjatë frymëmarrjes përmes hundës duke ndikuar edhe në kondicionin e tij fizike. Operacioni kaloi mirë, e pres për 10 ditë në kontroll. Pas operacionit, Stoilov do ta ketë frymëmarrjen më të lehtë përmes hundës dhe më e rëndësishmja kondicion më i madh fizik”, thotë Dr. Llazarevski.

SIS

Me këtë operacion në “Acibadem Sistina” hendbollisti Stoilov zgjidhi problemin shëndetësor shumëvjeçar duke konfirmuar besimin në ekipin mjekësor të spitalit, i cili gjatë viteve të fundit është kujdesur tërësisht edhe për dëmtimet e tij sportive. Përvoja pozitive deri më tani, siç thotë Stoilov, është dëshmi se “Acibadem Sistina” është spitali më i mirë dhe më profesional.

SIS

“Nuk kisha hezitime ku do ta kërkoj ndihmënprofesionale, e di që këtu e lë shëndetin në duart më të mira. Dr. Llazarevski është një profesionist i jashtëzakonshëm, ndjehem mirë pas operacionit. Problemet me hundën e bllokuar dhe problemin e frymëmarrjes që i kisha për një kohë të gjatë ishin pengesë e madhe për mua si sportist dhe jam i lumtur që kapërceva këtë problem. Në kushte të pandemisë nga koronavirusi, u ndjeva i sigurt 100%, sepse këtu respektohen të gjitha rregullat për mbrojtjen e pacientit”, tha Stoilov.

SIS

“Acivadem Sistina” i respekton të gjitha protokollet për mbrojtje nga koronavirusi

Në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe duke i respektuar të gjitha parimet morale,  etike dhe mjekësore, ju njoftojmë se Spitali Klinik “Acibadem Sistina” nuk ofron trajtimin e pacientëve pozitivë për Covid-19, përveç pacientëve që gjatë pranimit dhe përgatitjes për ndërhyrje kanë marrë një test pozitiv për koronavirus, ndërsa  janë në një gjendje të rrezikshme për jetën dhe u nevojitet trajtim urgjent. Që nga fillimi, spitali punon sipas një protokolli të veçantë dhe sipas të cilit të gjithë pacientët e hospitalizuar testohen për koronavirus me testin e shpejtë PCR dhe jemi i vetmi spital me këtë shërbim në vendin tonë. Gjatë kohës së ndërhyrjes respektohen të gjitha protokollet për siguri dhe mbrojtje të personelit, ndërsa pastaj pacientët transferohen në një pjesë tërësisht të izoluar dhe të pajisur për trajtimin e tyre, që gjendet në një pjesë të veçantë të spitalit. Në këtë mënyrë spitali mbron pacientët e tjerë dhe stafin në nivelin më të lartë nga transmetimi i virusit. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” nuk pranon pacientë pozitivë që kanë nevojë për trajtim të sëmundjes Covid-19.