fbpx

Me aksion të përbashkët deri në uljen e numrit të të sëmurëve të rinj nga karcinomi i zorrës së trashë

15.04.2019

Në kohë të rritjes së numrit të sëmurëve të reja nga karcinomi i zorrës së trashë dhe rektumit në botë, por edhe në Maqedoni, është e nevojshme që të përmirësohen modalitetet diagnostikuese, dhe të punohet në përmirësimin e cilësisë së jetës së popullatës. Ky është një nga përfundimet që ishin marrë në konferencën ndërkombëtare që e organizoi Spitali Klinik “Acibadem Sistina” së bashku me MTCC (Mediterranean Task Force for Cancer Control) gjatë vikendit të kaluar.

Në konferencën Early Occurrence of Colorectal Carcinoma. Where we are. Where are we going?  morën pjesë ekspertë eminentë ndërkombëtarë  nga më shumë vende të Evropës dhe Azisë dhe përfaqësues të fakulteteve nga Italia, Turqia, Franca, Jordani, Katari, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia.

Të gjithë pajtohen se kjo sëmundje gjendet shumë lart në listën e prioriteteve të shëndetësisë bashkëkohore. Diagnostikimi i herët mund ta parandalojë rezultatin e keq të sëmundjes. Për shembull, vetëm gjatë vitit të kaluar në nivel botëror ishin të regjistruar rreth 1.8 rasteve të reja të sëmurë nga karcinomi i zorrës së trashë dhe rektumit.

Pikërisht për këtë qëllim konferenca kishte të bëjë me incidencën e frikshme në rritje të karcinomit kolorektal dhe për të dhënat për numrin më të madh të pacientëve të rinj të prekur nga kjo sëmundje.

“Sot karcinomi kolorektal tanimë nuk është sëmundje e popullatës më të moshuar, por në të kundërtën, gjithnjë e më shpeshtë shohim këtë sëmundje te pacientët e rinj. Qëllimi i kësaj Konference është për të ndriçuar të gjitha aspektet për faktorët e mundshme për keqësimin e kësaj situate siç janë: shkaqet dietetike, specifikat e regjioneve të ndryshme në botë, faktorët patologjik dhe gjenetik, paraqitja e hershme e simptomave, diagnoza, trajtimi. Prandaj shpresoj se me konferencën do të kontribuojmë që në të ardhmen ti përmirësojmë rezultatet, ta ndalojmë, ta diagnostikojmë dhe ta trajtojmë sëmundjen në mënyrë më të mirë se më parë”, tha Prof. Dr. Vlladimir Dimov, specialist i kirurgjisë së përgjithshme, subspecialist në kirurgji digjestive.

Një nga përfundimet e konferencës është se nevojitet një aksion të përbashkët të të gjitha palëve të përfshira në shoqërinë- profesionistët mjekësorë, kreatorët e politikave shëndetësore, shëndetësia publike. Duhet të inkurajohet zhvillimi i mendimit shkencor, por edhe të ngritët ndërgjegjja publike për problemin, sfidat dhe sëmundjen.  Drejtoresha e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, Dr. Jana Marin, tha se përmirësimi i cilësisë së jetës në shoqëri dhe kontributi ndaj zhvillimit të mbrojtjes shëndetësorë në mjekësinë është një nga qëllimet e spitalit “Acibadem Sisitna”.

“Megjithatë, kjo është e mundshme  vetëm me aksion të përbashkët të të gjitha palëve të përfshira në shoqërinë. Prandaj, nga fillimi, në mënyrë të fortë kemi mbështetur dhe nxitur zhvillimin e mendimit dhe praktikës shkencore, gjithmonë së bashku në koordinim dhe bashkëpunim me të gjitha shoqata profesionale, dhe me institucionet qeveritare dhe shëndetësinë publike. Në këtë kuptim, e përshëndes qasjen e hapur të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që i identifikojnë dhe vlerësojnë përkushtimin tonë dhe pjesëmarrjen tonë aktive në ngritjen e nivelit të sistemit shëndetësor kombëtar, shtoi Dr. Marin.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” gjithmonë është i përkushtuar në krijimin e sistemit, për të vendosur një arsenal nga teknologjitë më të mira për zbulim dhe trajtim, të sjellë metoda dhe njohuri për t’u ndihmuar personave që janë në luftë me karcinomin, dhe ta marrin fitoren ndaj tij. Nga ky mision rezultoi hapja e Qendrës së parë komplete private për onkologji dhe radioterapi.

Me konferencën bëhet përpjekje shtesë për rritjen e ndërgjegjes te popullata për këtë sëmundje përmes edukimit për ndryshimit të mënyrës së jetës, agjërimit, aktiviteteve fizike, por edhe sinjale për njohjen e simptomave të hershme. Për këtë qëllim ishin shtypur tre broshura të dedikuara për qytetaret e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kanë të bëjnë me përmirësimin e shëndetit dhe të shmanget mënyra e rrezikshme të jetës. Broshura tjetër është për trajtimin dhe parandalimin e karcinomit kolorektal dhe broshura që edukon kur ndonjë dhimbje ose pakëndshmeri duhet të jetë një sinjal që kërkon këshillë nga mjekët. Distribuimi i broshurave do të jetë falas dhe do të jenë në dispozicion në të gjitha poliklinikat, spitalet, vendet publike dhe do të prezantohet edhe përmes mediave. Deri tani këto broshura janë të shpallura dhe të distribuara  në shumë vende dhe prej ditës së sotme do të jenë në dispozicion të të qytetarëve tanë.

Koorganizatorë të konferencës ishin Oda e mjekëve, Shoqata e kirurgëve, Shoqata e gastroenterologëve, Shoqata e radiologëve dhe onkologëve dhe Shoqata e patologëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Popullata me rrezik më të lartë të kësaj sëmundjeje janë njerëzit në moshën 40 vjeçare, me anamnezë familjare për polipe ose karcinom të zorrës së trashë që është i shfaqur para vitit të 40-ës së jetës.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, i cili mori pjesë në hapjen e Konferencës theksoi se është shumë e rëndësishme t’u mundësohet qytetarëve të kenë mundësi të trajtohen në spitalet më të mira, shteti mendon të vazhdojë me konceptin e partneritetit publik- privat.

“Dua t’u uroj organizatorëve, spitalit “Acibadem Sistina” për këtë konferencë, besoj se këto përvoja që këtu do të fitohen do të implementohen  në të gjitha institucionet në vendin tonë. Ne, si Ministria e shëndetësisë do të vazhdojmë edhe më tej t’i mbështesim ekzaminimet preventive, veçanërisht për këtë sëmundje”, tha ministri Filipçe.

Karcinomi kolorektal është forma e tretë më të shpeshtë të kancerit te burrat dhe kanceri i dytë më të shpeshtë te gratë në botë. Konsiderohet se karcinomi kolorektal është shkaku i katërt udhëheqës për vdekshmëri në botë. Në Maqedoni ky është shkaku i gjashtë për vdekje të parakohshme, ndërsa në dekadën e fundit numri i rasteve të vdekjes nga karcinomit kolorektal është i zmadhuar për më shumë se 16 për qind. Prandaj në Spitalin Klinik thonë, në këtë Konferencë “Acibadem Sistina” sheh si në pikë fillestare, platformë për ndarjen e praktikeve më të mira për të si të mundësohen shërbimet preventive dhe kurative më nivel të përparuar, në rrethinë e integruar.