fbpx

Më 16 dhjetor në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” vjen Dr. Frosina Krstanoska, specialiste interniste, seksologe klinike

16.11.2022

Dr. Frosina Krstanoska është specialiste evropiane për mjekësi seksuale me përvojë klinike e cila ka fituar njohuritë e saj profesionale në Shoqatën evropiane të mjekësisë seksuale dhe posedon licencën FECSM.Në ordinancën e mjekësisë seksuale më 16 dhjetor do të ofrohet trajtim klinik dhe psikoseksual kur shfaqen problemet seksuale:🔸ulja e dëshirës seksuale🔸problemet me ereksion🔸derdhja e shpejtë ose e vonuar e lëngut seminal🔸pamundësi për të përjetuar orgazme🔸ulja e lagështisë së gruas dhe dhimbje🔸ndihmë për pacientët e sëmurë nga karcinoma në fazën e trajtimit ose shërimit që kanë probleme seksuale.
Trajtimi dhe këshillimi bëhet në mënyrë individuale ose në çift përmes një qasjeje multidimensionale duke pasur parasysh se mbi seksualitetin ndikojnë shumë faktorë trupore, psikologjike dhe sociale. Prandaj për vendosjen e diagnozës nevojitet qasja mjekësore dhe përshkrimi i barnave ku në të njëjtën kohë kryhet trajtimi psikoterapeutik me edukim, përmirësim të komunikimit të çiftit si dhe zhvillohen ushtrime të terapisë bioheviorale në varësi të disfunksionit. Sipas nevojës do të përfshihen edhe mjekë të specialiteteve të tjera- gjinekologë, urologë, endokrinologë dhe psikiatër. Në ordinancën garantohet konfidencialiteti dhe diskrecioni sipas standardeve të larta etike.