fbpx

Marrëdhënia doktor-pacient për mua ishte gjëja më e rëndësishme

18.08.2017

Para 10 vitesh, dëgjohej dhe flitej se do të ndërtoheshe  një qendër spitalore  private, me ambicije për tu bërë institucioni mjekësor më bashkëkohorë në Republikën e  Maqedonisë.  Më pas flitej se disa emra të njohur të mjekësisë  ishin shpërngulur apo transferuar në “Acibadem Sistina”.  

Një pjesë të mjekëve dhe personelit mjekësor i njihja personalisht, në këtë mënyrë, paralelisht me ndërtimin e objektit dhe pajisjeve teknike, “Acibadem Sistina” pajisej edhe me personel. Në këtë institucion, për herë të parë kam hyrë para 6 vitesh, për të vizituar një mikeshën time e cila ishte paciente në departamentin e kirurgjisë. Përshtypja e parë ishte e mahnitshme. Që nga hyrja deri tek dhoma  postoperative, kishte pamjen e qendrave klinike të cilat janë pjesë e qendrave europiane në të cilat kam pasur mundësinë të futem për të vizituar ndonjë mik apo ndonjë të afërm të cilët ndodheshin për trajtim.

Askush nuk mundet më mirë

Takimi im i parë me Dr. Bushljetiq ndodhi në muajn prill të vitit 2011, atëherë kur përjetova infarkt miokardiak, dhe më sollën me urgjencë në spital. Pas të gjitha përgatitjeve të nevojshme,  dhe një mbështetjeje psikologjike tepër të rëndësishme nga Dr. Oliver Bushljetiq,  vendosja e dy stentave u realizua me shumë sukses, siç do të thoshte Dr. Koteski me të cilin njihesha shumë më herët, “ kushdo nga ne, kolegët, po ta bënte këtë intervenim, nuk do të mund ta kishte bërë  më mirë dhe me më shumë cilësi”. Pas një kohe relativisht të shkurtër, Dr. Oliver Bushljetiq u transferua në këtë klinikë, dhe sigurisht, aty ko ndodhet ai, atje do të shkoj dhe unë, duke mos i lënë pas dore kontrollet e rregullta cilësore dhe këshillat e tij. Kudo që të shkoj, kudo që të ndodhem, për çfarëdo lloj këshille të nevojshme shëndetësore, përdor komunikimin telefonik tashmë me kardiologun tim familjar. 

Marrëdhënia miqësore doktor-pacient

Para dy vitesh edhe bashkëshortja ime për shkak të një incidenti të vogël kardiak, u bë paciente e Dr. Bushljetiq.  Vitin e kaluar, për shkak të një aritmie, pas kryerjes së kontrollit qëndrova 24 orë në spitalin klinik “Acibadem Sistina” për tu trajtuar. Isha dëshmitar i një pjese të madhe të shërbimeve cilësore të cilat ky personel i ofronte pacientëve. Komunikimi prej vitesh me Dr. Oliver Bushljetiq dha rezultatin e vet. Në mënyrë krejtësisht spontane u krijua miqësia jonë, jo vetëm përsa i përket relatës doktor-pacient, por kjo miqësi ekziston madje edhe sot.  Falenderime të përzemërta dhe tepër të sinqerta ndaj Dr. Oliver Bushljetiq për të gjithë angazhimin dhe kujdesin  dhe këshillat e tij profesionale përsa i përket ruajtjes së shëndetit tim.

Me respekt,
Pantelije Pançe Koçovski