fbpx

LUFTA E GUXIMSHME KUNDËR VIRUSIT TË RREZIKSHËM

05.01.2021

Për çdo grua shtatzënia është periudha më e bukur dhe e paharrueshme, por për 36-vjeçaren Ivana Peshevska Naskoviq ishte përvoja e jashtëzakonshme dhe një prej sfidave më të mëdha me të cilat është përballur. Në fillim të muajit janar pasi që me bashkëshortin e saj Goran u gëzuan për rezultatin pozitiv në testin e shtatzënisë, për shtatzëninë e saj të parë, pas tre muajve Ivana ka marrë edhe një test pozitiv, por tani për Covid-19 dhe me këtë filloi edhe lufta më e parashikueshme plot me pasiguri për një shtatzëni të shëndetshme duke luftuar në mënyrë të guximshme kundër virusit të rrezikshëm. Ivana është një prej grave shtatzëna të para të prekura nga Covid-19, por në luftën nuk ishte e vetme, ajo mori përkrahjen më të madhe dhe të fortë nga Dr. Elizabeta Matevska Atanasovska, gjinekologja e saj nga Spitali klinik “Acibadem Sistina”, e cila nga dita e parë u kujdes për zhvillimin e shtatzënisë së Ivanës. “Dr. Matevska është mjekja ime prej kohësh, i besoj shumë dhe akoma në fillimin nga momenti i marrjes së lajmit të bukur vendosa se tek ajo do t’i përcjell shtatzëninë dhe procesin e lindjes”, thotë Ivana.”, thotë Ivana.

storija matevska

Dr. Matevska- Atanasovska, thotë se shtatzënia kishte zhvillim normal, nga fillimi i saj janë kryer të gjitha ekzaminimet e rregullta dhe skriningjet e domosdoshme deri në momentin kur në fund të muajit prill Ivana ka marrë rezultatin pozitiv në testin për Covid-19. Këtu kanë filluar periudhat plot me frikë për një shtatzëni në kohë të pandemisë  nga koronavirusi. Me përvojën e saj shumëvjeçare Dr.Matevska Atanasovska thotë se akoma në filmin e shtatzënisë ajo i këshillon pacientet e saj që të kujdesen më shumë për veten dhe të përkushtojnë më shumë vëmendje vetes.

“Unë gjithmonë i këshilloj pacientet e mia, sidomos gjatë sezonit të gripit, që të kushtojnë më shumë vëmendje dhe kujdes vetës, të bëjnë kujdes që të mos sëmuren sepse kjo mund të shkaktojë një rritje të temperaturës trupore ndërsa temperatura e lartë  lehtë mund të ndikojë mbi shkatërrim të aksionit të zemrës ose të shfaqen anomali gjatë zhvillimit të fetusit në tre muajt e parë. Në këtë rast konkret me shtatzëninë e Ivanës në javën e 15-16-të ose në fillimin e tremujorit të dytë kishte një rrezik më të ulët mbi zhvillimin e fetusit. “Ivana është një hero, pavarësisht nga të gjitha ngjarjet, ajo ishte shumë e fortë dhe e kapërceu tërë periudhën, mundi koronavirusin dhe lindi Ignatin”, thotë Dr. Matevska.

E GUXIMSHMJA IVANA, 10 DITË U LUFTUA PËR OKSIGJEN PËR ATË DHE BEBEN E SAJ

Për shkak të rritjes së simptomave dhe përkeqësimit të gjendjes, Ivana kishte nevojë për trajtim spitalor dhe ishte hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, sepse në atë kohë pacientët me Covid-19 nuk u trajtuan në Spitalin “Acibadem Sistina”. Për shkak të rritjes së simptomave dhe përkeqësimit të gjendjes, Ivana kishte nevojë për trajtim spitalor dhe ishte hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, sepse në atë kohë pacientët me Covid-19 nuk u trajtuan në spitalin “Acibadem Sistina”. Ivana i kujton ato momente, thotë se ka pasur frymëmarrje të vështirësuar dhe kishte nevojë për mbështetje të oksigjenit. “Kam qenë e hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive për 14 ditë,prej të cilave 10 ditë kam qenë në mbështetje të oksigjenit. Në të dy krahët e mushkërive kisha gjetje, vështirësi në frymëmarrje dhe saturim të ulët të oksigjenit. Pothuajse 4-5 ditë gjatë periudhës së hospitalizimit kur simptomat e mia u përkeqësuan, isha e hutuar, të them më mire isha në gjendje jokontaktibile. “Mbaj mend disa momente por sikur me mjegulle”, tha Ivana, duke rrëfyer përvojën e saj me koronavirusin. Pas 14 ditëve dhe pas përmirësimit të gjendjes së përgjithshme, Ivana u lëshua nga Klinika e Sëmundjeve Infektive dhe për fat të mirë gjatë periudhës së qëndrimit nuk kishte komplikime në zhvillimin e shtatzënisë së saj.

storija matevska

“Menjëherë pas lëshimit të Klinikës, e kontaktova Dr. Matevskën, vendosëm të presim që të qetësojnë simptomat dhe të kalojë kohë për ta kryer testin për Covid-19 me qëllim për të vazhduar me ekzaminimet e rregullta pa asnjë brenga. Pasi që u testova dy herë dhe mora dy rezultate negative menjëherë bëra ekzaminimin e parë në “Acibadem Sistina” për ta kryer skriningun e domosdoshëm në shtatzëni i cili zbulon të gjitha malformimet dhe anomalitë tek fryti”, thotë Ivana.

Edhe pse për shkak të gjendjes me koronavirusin skriningu është kryer me vonesë në javën e 24-të ishte me gjetje normale dhe Ivana  vazhdoi me ekzaminimet e rregullta mujore në “Acibadem Sistina”. Pak para fundit të shtatzënisë u shfaqen shenja për EPH gestozë dhe në interes të nënës dhe frytit kishte indikim për përfundimin e shtatzënisë së Ivana. Për shkak të indikimit obstetrik shtatzënia e Ivanës u përfundua me prerje cezariane në anestezion spinal.

TEMPERATURA E LARTË TRUPORE MUND TË JETË E RREZIKSHME NË JAVËT E PARA TË SHTATZËNISË

Ndiqni këto disa këshilla dhe rekomandime nga Dr. Matevska- Atanasovska për tremujorin e pare të shtatzënisë deri në javën e 13-të të gestacionit:

  • Zgjidhuni llojin dhe sasinë e ushqimit që ju konvenon. Zgjidhuni ushqimin që nuk ju shkakton probleme në procesin e digjestionit. Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të shumëllojshëm, pini shumë lëngje, merrni vitaminat C, D3, Mg dhe acid folik.
  • Merreni me ndonjë aktivitet fizik në mënyrë të moderuar dhe racionale. Mund të praktikoni notim, joga ose të shëtiteni në ajër të pastër.
  • Shmangni qëndrimin në vendet e mbyllura, grupimin e njerëzve me qëllim për ta ulur rrezikun nga transmetimi i virusit sepse temperatura e lartë trupore paraqet rrezik për beben në javët e 13-të të para të gestacionit.
  • Flini mjaftueshëm
  • Ekspozoni ndaj nivelit të ulët të stresi
  • Kryeni ekzaminimet e rregullta