fbpx

Luanët e detit Kan dhe Gete fituan një vendbanim më modern dhe më të bukur

10.07.2019

Luani i detit Kan ka qenë i vetë, por tanimë jo. Tani së bashku me të vogëlin Gete, janë atraksion në Kopshtin Zoologjik në Shkup. Dy luanët e detit janë të dashur, të bukur dhe të mençur. Para një kohe kanë risi në vendbanimin e tyre falë Spitalit “Acibadem Sistina” që e rregulloi këtë me donacion. U vendos çatia e re, e bukur dhe funksionale. Deri tash përveç që është i mbuluar, vendbanimi është i pajisur sipas nevojave të tyre, ndërsa ata na kthejnë me dashuri.

 

“Së bashku krijojmë një botë më të mirë për kafshët”- kjo është e shkruar në vendbanimin e ri të Kanit dhe Getes. Ky ishte shkaku kryesor pse “Acibadem Sistina” vendosi t’i dhurojë paratë  dhe të bëjë diçka që do të ketë rëndësi. Si kompania shoqërore përgjegjëse, spitali klinik, që është lider në shërbimet mjekësore në rajon, konsideron se të gjithë duhet të sillemi në mënyrë më të përgjegjshme ndaj kafshëve sepse kafshët zbukurojnë ditën e njerëzve, e plotësojnë me dashuri dhe me paqe.

Gjatë asaj dite kur e vizituam Kopshtin Zoologjik moti ishte shumë i nxehtë. Luanët e detit Kan dhe Gete ishin shumë të disponuar, ndërsa disponimin e tyre nxitoi edhe Venjamini, njeriu që i ushqen çdo ditë, u jep dashuri  dhe e pranoj të njëjtën. Në të vërtet, ata kanë një lidhje të veçantë. Mënyrën që e përdor për t’i ushqyer është një ritual të veçantë, që fëmijët mund ta shohin gjatë vikendit sepse vijnë në një numër të madh. Zgjon emocione, duartrokitje dhe adhurim. Venjamini pohon se vendbanimi tani është shumë më i mirë, ndërsa kjo vërehet edhe te luanët e detit Kan dhe Gete që ishin shumë të disponuar.

Çatia e është cilësore, ndërsa Spitali klinik “Acibadem Sistina” e dha  kontributin e sinqertë dhe me dashuri ndaj fëmijëve dhe kafshëve. Në fund, është mirë që luanët e detit Kan dhe Gete janë të parët për të cilët u angazhuan, sepse meritojnë edhe më shumë.