fbpx

Leksione edukative për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me kancerin e gjirit

30.10.2014

Bëhuni pjesë e ‘Karavanit rozë 2014’

Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ së bashku me shoqatën ‘Borka – për çdo ditë të re’ filluan me organizimin e leksioneve edukative për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me kancerin e gjirit. ‘Karavani rozë 2014’ filloi më 29.10.2014 me leksionet edukative në sallën e komunës në Sveti Nikole.

Lektorët e Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’ ishin Dr. Mitko Karagjozov- kirurg torakovaskular dhe kreu i Qendrës së gjirit, Dr. Deva Petrova – Spec. Radioterapeut Onkolog. Gjatë mbajtjes së leksioneve qytetarët e Sveti Nikole patën mundësinë të informohen në lidhje me faktorët e rrezikshëm, simptomat, mënyrat për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjen si dhe njohuritë dhe arritjet më të reja për trajtimin e kancerit. Një theks i veçantë u vendos në rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, si faktor kryesor për një trajtim të suksesshëm. Leksionet ngjallën interes të madh, pasi këto leksione u ndoqën nga një diskutim i hapur mes pjesmarrësve duke prekur çështje dhe pyetje të ndryshme rreth kësaj fushe.

Ky është hapi i parë i një serie leksionesh edukative të cilat do të organizohen në të ardhmen. Spitali klinik ‘Acibadem Sistina’ i jep një mbështetje maksimale ‘Karavanit rozë 2014’ për pjesëmarrjen në mënyrë aktive në lidhje me këto leksione edukative të cilat mundësojnë një komunikim të drejtpërdrejtë dhe edukim shëndetësor për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

[widgetkit id=15]