fbpx

KEMI NJË NGA EKIPET MË TË MIRA TË KARDIOLOGËVE, DIAGNOSTIKIMI I SHPEJTË DHE I SAKTË SHPËTON JETË

21.01.2019


Përvoja, si edhe edukimi i vazhdueshëm i mjekëve, garantojnë një cilësi të padiskutueshme, ekip që punon dhe funksionon për pacientët, tha kardiologia Snezhana Meshkoska Bongard. Ajo është një nga mjeket e pakta në vend që kanë përfunduar provimin ekokardiografik dhe specializimin në Shoqatën Europiane Kardiologjike. Ajo është pjesë e ekipit të kardiologjisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” dhe është një nga profesionistët e rrallë përsa i përket diagnozës së sëmundjeve të zemrës. Këto janë avantazhe që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të rralla, avantazhe për rritjen e mbrojtjes së shëndetit të njeriut.

“Punoj në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës sepse mendoj se ky është momenti fillestar dhe më i rëndësishëm për gjithçka tjetër. Me anë të diagnozës së saktë, njohjen e sëmundjeve dhe me anë të pajisjeve të mira të cilat mundësojnë zbulimin e sëmundjeve nga ana e stafit me përvojë, do të mundësohet trajtimi në kohë I cili ndërmerret nga mjeku kardiokirurg. Nuk mund të kemi terapinë e duhur në rast se nuk kemi diagnozë të saktë”, thotë Dr. Bongard.

Ajo ka përvojë në Klinikën Universitare të Shkupit, por edhe jashtë vendit. Ajo ka punuar në Klinikën Universitare të Gjenevës, tani është në Spitalin klinik Acibadem Sistina, për të cilin thotë se ka filluar të punoj me shumë frymëzim dhe dëshirë. Megjithatë, një pjesë e përmirësimit në karrierë është për shkak të përvojës në këtë spital privat vendas, një nga më të mirat në rajon. Dr. Bongard ka diagnostikuar sëmundje të cilat janë të rralla jo vetëm në Maqedoni por edhe në botë.

“Rasti i gruas shtatzënë tek e cila zbuluam një lloj tumori të veçantë në zemër është një rast i rrallë, dhe e vërejtëm me anë të kotrollit me eko që në momentin e kontrollit kardiografik. Sëmundje të tjera të rralla të cilat i kam zbuluar në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ dhe kanë qenë kyçe përsa i përket trajtimit janë anomalia Epshtajnova lidhur me stenozën dhe diletimin e arteries pulmonare dhe trombolimin pulmonar të komplikuar tek pacientja e cila ishte në moshën 26 vjeçare. Jeta e saj u shpëtua me anë të kirurgjisë kardiake. Tek rasti i 33-vjeçarit zbuluam sindromin karcinoid. Kjo është një sëmundje rrallë në cilin tumori ishte i lokalizuar në arterien pulmonare. Ky tumor karakterizohet nga sulme të rënda të rritjes së presionit të gjakut  dhe dështimit të zemrës. Jeta e këtij pacienti është shpëtuar disa here për shkak të trajtimit të suksesshëm në Acibadem Sistina. Pacienti pesëdhjetë e pesë vjeçar kishte tumor në pjesën e perikardit, gjë e cila u përcaktua me anë të rezonancës magnetike të zemrës, e cila gjithashtu është një shqyrtim i ri dhe bashkëkohorë në kardiologji, ndërkohë që ne këtu, këto shqyrtime i realizojmë në mënyrë rutinore”, thotë Dr. Bongard.

Është e qartë se pacientët marrin trajtimin më të mirë dhe thekson se i gjithë procesi realizohet në mënyrë ekipore dhe rezulton me diagnostikim të shpejtë pasi kjo është kryesore për pacientin. Ajo shkon rregullisht në kongreset kardiologjike evropiane. Me përpjekje e veta ajo  përfaqëson spitalin por dhe shtetin tonë në Kongresin Europian përsa i përket anomalisë Epshtajnova.