fbpx

Specialist për mbështetjen e aplikacioneve

Released on: 01/08/2023
Status: Active

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:

  • Spercialist për mbështetjen e aplikacioneve (1 ekzekutzues)

PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

Specialisti për mbështetjen e  aplikacioneve kontrollon funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve ekzistuese të softuerit spitalor dhe ofron mbështetje teknike për përdorimin e tyre. Përmirëson sistemet dhe pakot softuerike me versione të reja dhe kryen testime. Përpunon udhëzime, doracakë dhe procedura.

NJOHURITË DHE KUALIFIKIMET E NEVOJSHME

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë  (përfundimi i arsimit në fushën e teknologjisë dhe informacionit konsiderohet avantazh)
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, njohja e gjuhës turke është e dëshirueshme.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikative
  • Etikë të lartë pune
  • Aftësi për të marrë iniciativë dhe motivim për të përmirësuar njohuritë
  • Qasje profesionale ndaj detyrave të punës dhe marrje e përgjegjësisë
  • Respektimi i rregullave dhe kodeksi i punës
  • Fleksibiliteti
  • Përshtatshmëri
  • Më së paku një vit pëvojë pune në këtë pozitë ose në ndonjë pozitë të ngjashme

INFORMACIONE SHTESË

  • Njoftimi është i hapur pesë ditë pune.  Aplikimin tuaj duhet ta dërgoni  në adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
  • Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim i bërë në kohë pas shpalljes së njoftimit.
  • Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë.

Aplikimi për punësim online

    Прикачете CV *






    Njoftime aktive

    PositionDepartamentetReleased onStatus
    Teknik i makinerisë 15/02/2024Active
    Punonjës për sigurim14/02/2024Active
    Punëtore për servimin23/01/2024Active
    Punëtore për larjen e enëve23/01/2024Active
    Person teknik në barnatoren spitalore19/12/2023Active
    Pastrues27/10/2023Active
    Transportues27/10/2023Active
    Nëpunës administrativ në Laboratorët diagnostikues25/10/2023Active
    Team leader për mirëmbajtjen e higjienës25/09/2023Active
    Punonjës parkimi12/09/2023Active
    Ndihmës infermier11/09/2023Active
    Asistent për raportim financiar dhe planifikim11/08/2023Active
    Teknik i informatikës26/07/2023Active
    Teknik i farmacisë22/03/2023Active