fbpx

Kardiokirurgjia pediatrike në “Acibadem Sistina” mori akreditim nga JCI- Vula e artë si vërtetim për zbatimin e praktikave dhe cilësisë botërore

24.02.2021

Kardiokirurgjia pediatrike pranë Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” u akreditua me sukses dhe mori standardin JCI. Akreditimi është konfirmim serioz se spitali garanton kujdesin e lartë shëndetësor dhe cilësor dhe është i gatshëm të përmirësojë cilësinë e mbrojtjes shëndetësore duke ofruar siguri për pacientët dhe stafin. Procesi i gjatë dhe gjithëpërfshirës u zhvillua gjatë muajit shkurt në kushte specifike gjatë pandemisë. Më parë Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mori akreditimin me standardin JCI, me të cilin u riafirmua me sukses vitin e kaluar. Doc. Dr. Vladimir Chadikovski, shef i Departamentit të Kirurgjisë pediatrike, kardiokirurg për fëmijë, thotë se marrja e akreditimit JCI është një një lloj dëshmi për mënyrën sistematike të punës, dëshmi se standardet botërore dhe siguria e pacientit janë përparësitë kryesore të këtij departamenti dhe gjithë spitalit klinik.

Procesi i akreditimit nuk nënkupton vetëm ditën e kontrollit por praktikisht bëhet fjalë për një përgatitje intensive disamujore, mësime,  përforcime dhe promovim intensiv të praktikave të vendosura të sigurisë së lartë të pacientit, shpërndarjes së sigurt të ilaçeve, komunikimit të mirë mes stafit dhe pacientëve, dokumentacion të plotë mjekësor. Këto janë përparësitë kryesore që zbatohen në kardiokirurgjinë pediatrike ku punojmë me një kategori veçanërisht të rrezikuar të pacientëve.

AcibademSistina

“Për herë të parë në historinë e kardiokirurgjisë maqedonase, kardiokirurgjia pediatrike do të njihet si një qendër e akredituar për trajtimin e fëmijëve me defekte kongjenitale të zemrës, duke plotësuar të gjitha standardet botërore, siç janë stafi, infrastruktura, pajisjet vetëm me një qëllim – për të ofruar kujdesin më të mirë shëndetësor për fëmijët tanë. Zotërimi i këtij lloji të akreditimit prestigjioz për çdo spital është një shenjë njohëse, pa marrë parasysh se në cilin vend ndodhet. Kjo është një garanci për pacientin, dmth. në këtë rast për prindin se ai do të marrë shërbimin më të lartë sipas standardeve botërore”, thotë Doc. Dr. Vladimir Çadikovski, kardiokirurg për fëmijë.

Akreditimi i JCI së bashku me qasjen sistemike të ekipit profesionistësh krijon rendësin e këtij departamenti- i vetmi departament në vendin ton dhe rajon

Marrja e certifikatës të JCI është një proces i gjatë që përfshin një analizë të thellë  për funksionimin e spitalit, nevojën për të plotësuar kriteret e dhëna në lidhje me sigurinë e pacientit dhe cilësinë e kujdesit mjekësor. Në procesin e akreditimit u përfshi i gjithë stafi i spitalit i cili krijon bazat të funksionimit të kardiokirurgjisë pediatrike.

“Spitali Klinik “Acibadem Sistina është i vetmi spital në vendin tonë i cili ofron kujdes për këta pacientë kompleksë dhe punojmë me një qasje multidisiplinare. Në trajtimin e pacientëve janë përfshirë mjekë profesionistë të profileve të ndryshme- kardiokirurg për fëmijë, specialistë pediatër nga të gjitha fushat, anesteziologë pediatër, kardiologë, radiologë pediatër, ekipi është i mbështetur nga profesorë universitarë me përvojë të fushës së kardiologjisë intervente pediatrike dhe kardiokirurgjisë nga spitalet e “Acibadem-it” në Stamboll”, thotë Dr. Vedran Stojanoviq, specialist në pediatri.

detska kardiohirurgija

Standardizimi u zhvillua në mënyrë virtuale, domethënë të gjitha aktivitetet u zhvilluan me video dhe audio teknologji përmes platformës zoom.

“Përmes një video- interviste me stafin dhe menaxhmentin,  inspektimin e mjedisit fizik, kontrollin e dokumentacionit të plotë, dosjet mjekësore dhe dosjet e stafit, revizori ka kontrolluar çdo pjesë të Departamentit të Kardiokirurgjisë pediatrike dhe bëri një vlerësim të plotë të efektivitetit të sistemit të kujdesit shëndetësor cilësor. I gjithë dokumentacioni në lidhje me standardet dhe në pritje të edicionit të ri, të shtatë të standardizimit JCI, ishte vendosur në kontaktin e drejtpërdrejtë të faqes së internetit të JCI (Joint Commission International) dy javë para datës së konfirmuar të akreditimit “, thotë Milena Buxharovska, menaxhere për cilësi.

Shton se si moment shtesë nga ana e JCI u kërkua të prezantohet ndikimi i pandemisë nga Covid-19 mbi procesin e punës në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” në çdo aspekt- procedural, menaxhues dhe rezultatin. Buxharovska thotë se komenti i revizorit ka qenë pozitiv domethënë se zbatohet qasje të detajuar ndaj të gjitha faktorëve të punës me zgjidhje në bazë të vlerësimit të mirë të rreziqeve të parashikuara me rezultat.

Komisioni i standardizimit përsëri dha vulën e artë për “Acibadem Sistina” por tani për Departamentin e kardiokirurgjisë pediatrike për standardizim të vazhdueshëm dhe përkushtim ndaj ofrimit të kujdesit të sigurt dhe cilësor.