fbpx

KAPACIETET E HOTELIT “IBIS STYLES” U PLOTËSUAN, EDHE HOTELI “IBIS SKOPJE CITY CENTER” I HAP DYERT PËR IZOLIM

24.03.2020

Nga sot si kapacitet shtesë për akomodim të personave në izolim tërësisht vihet në dispozicion edhe hoteli i përgatitur „Ibis Skopje City Center“ në të cilin gjatë ditës do të arrijnë 8 persona.

Grupi i parë i personave të cilave u kanë caktuar një periudhë kohore nga 14 ditë qëndrim në izolim sipas Ministrisë së shëndetësisë, gjatë këtyre dy ditëve të kaluar kanë plotësuar kapacitetet e hotelit të parë “Ibis Styles”, hotelin e parë që “Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding” e kanë ofruar si qendër për izolimin e personave që morën këtë masë.

Ibis Centar

Në hotelin “Ibis Styles” në momentin janë akomoduar 64 qytetarë që do të mbeten atje gjatë këtyre 14 ditëve. “Orka Holding” dhe “Acibadem Sistina” këtyre personave ua kanë siguruar të gjitha kushtet, mjete për higjienë personale, ushqim dhe pije, TV dhe qasje në internet.

Personat që janë akomoduar në hotelet 24 orë janë nën mbikëqyrje nga të punësuarit e sektorit mjekësor, sigurimit dhe personelit tjetër ndihmës me pajisje të plotë dhe të sigurit dhe trajnim profesional, me qëllim për t’u përgjigjur nevojave të personave që janë në izolim.

AcibademSistina IBIS c

Gjendja shëndetësore e personave në izolim çdo ditë vëzhgohet nga personeli mjekësor i Institutit për shëndet publik. Në rast të shfaqjes së simptomave ose përkeqësimit të gjendjes, sipas protokolleve të parashikuara për siguri personat do të transferohen në lokacionet që Ministria e shëndetësisë i ka ndarë për trajtim dhe kujdes të personave simptomatike.

Me këtë ritëm të përditshëm të pranimit të personave që duhet të qëndrojnë në izolim të caktuar nga ana e Ministrisë së shëndetësisë, kapacitetet e ofruara nga “Orka Holding” dhe Spitali Klinik “Acibadem Sistina” që në dispozicion kanë vënë 214 shtretër në hotelet “Ibis City Center“ dhe “Ibis Styles” do të plotësohen tërësisht.

ibis centar

“Orka Holding” dhe Spitali Klinik “Acibadem Sistina” janë në komunikacion të vazhdueshëm me Qeverinë dhe Ministrinë e shëndetësisë rreth ndarjes dhe akomodimit ë të personave që duhet të jenë në izolim.