fbpx

Jordan Kamçev: Sfidat t’i kapërcejmë në mënyrë solidare, kjo përvojë do të na bëjë më të fortë

30.12.2020

Shumë shpresa, shumë dëshira si kurrë më parë për një vit më të mirë. Në Vitin 2021 të gjithë hyjmë me një dëshirë të përbashkët- të përfundojë kjo sfidë shëndetësore. Pandemia i ka zhvendosur pritjet tona,  u ndryshuan prioritetet tona, të gjitha dëshira të tjera janë me vlerë më të ulët. Viti 2020 mban një shenjë të keqe, edhe pse për shumë persona  ndoshta ishte një vit i suksesshëm. Shumë njerëz të tillë ka. Gjatë ditëve para dhe pas fillimit të vitit të ri Faktor shpall deklaratat për vitin e ri të ekspertëve mjekësorë, biznesmenëve, bankierëve, politikanëve-  të gjithë flasin për pritjet e tyre për vitin e ardhshëm.

Orce Kamçev është kryetar i Bordit të drejtorëve të “Acibadem Sistina”. Në vitin që kalon ky spital u dëshmua si një zinxhir i rëndësishëm në sistemin shëndetësor të vendit tonë.

Kamçev pajtohet se viti 2020 ka qenë një prej viteve më sfiduese në çdo fushë. Ai thotë se lehtë po përballojmë gjërat që i njohim dhe  jemi përballuar më parë, por që tani të gjithë jemi përballuar me një situatë tërësisht të re dhe të panjohur ku reagimi i shpejtë dhe i saktë ishte vendimtar dhe me rëndësi të madhe. “Acibadem Sistina” investoi dhe kontribuoi bujarisht.

orce kamchev

Kamçev, thotë se ky vit bëri që të jemi modestë në pritjet tona. Dëshiron që gjatë vitit të ardshëm ngadalë të kthehemi në jetën normale të jetës.

“Si biznesmen dhe pronar i kompanive serioze, u përpoqa të reagoj vetëm në të mënyrë. Në fillim, menjëherë u përgatitëm dhe dolëm në ndihmë të qytetarëve dhe shtetit. Më 22 mars, ofruam kapacitetet e Hoteleve Ibis Style dhe Ibis Skopje Citz Center, të cilat ishin objektet e para private që i kanë hapur dyert si qendra për izolim. Për ata siguruam kushte komode për akomodim në dhoma të pajisura me televizion, internet, 24 orë kujdes mjekësor me staf të trajnuar, pajisje mbrojtëse mjekësore, kushte për të cilat kemi ndarë donacion nga rreth 200.000 euro.

Në “Acibadem Sistina”, që nga fillimi i kësaj situate kemi përshtatur tërësisht mënyrën e funksionimit dhe kemi zbatuar protokolle të veçanta dhe standarde për siguri gjatë punës në kohë të pandemisë, duke siguruar mbrojtje maksimale për pacientët dhe punonjësit. Ishim mes të parëve që filluan me testim të popullsisë në mënyrë që të ndihmojmë kapacitetet shtetërore dhe të kontribuojmë për skrining më të shpejtë të popullsisë. Një taktikë e cila u dëshmua se është e drejtë dhe të cilën kanë praktikuar shumë vende të tjera në botë.

Në një kohë të pasigurisë së plotë ekonomike, hapëm spitalin e ri pediatrik. Në një sipërfaqe prej 4,000 metra katrorë, përfshin një Qendër emergjente pediatrike, Kardiokirurgji pediatrike me kujdes intensiv dhe Kardiologji pediatrike intervente, Spital ditor, Qendër për zbulimin të hershëm dhe trajtim të fëmijëve me të gjitha format e vonesës në zhvillim.  Në spitalin punojnë 210 profesionistë të lartë.

Vazhduam të investojmë në pajisje më bashkëkohore. Këtë vit kemi investuar afër 10 milion euro në arritjet më të fundit në pajisjet diagnostikuese.

Këtë vit filluam një projekt pionier në vendin tonë. Falë bashkëpunimit ndërmjet „Acibadem Sistina“ dhe UGD Shtip, në praktikën akademike në spitalin tonë do të përfshihen 100 studentë të vitit të VI-të në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në UGD Shtip. Kjo do të thotë që 90% e mjekëve të ardhshëm potencialë, aktualisht studentë në këtë fakultet do ta ndjekin praktikën e tyre në “Acibadem Sistina”.

Kemi hapur Departamentin e sëmundjeve infektive me mjekë infektologë dhe personel tjetër mjekësor duke ofruar metodat më të fundit për kujdes të pacientëve të infektuar me virusin. Teknologjia dhe pajisjet së bashku me praktikat që zbatohen vetëm në “Acibadem Sistina” siç është metoda ECMO ose metoda e hemofiltrimit kontribuan për trajtimet e suksesshme  dhe  dhe për numrin më të madh të pacientëve të trajtuara me sukses.

“Acibadem Sistina”, konfirmoi pozitën e vetë si ofruesi më i madh privat mjekësor në rajon, me mbi 1100 persona të punësuar, me bruto- rrogë  mesatare nga 1.500 euro, me ekip të lartë mjekësor dhe pajisjet më bashkëkohore.

Në këtë vit të paparashikueshëm,  për mua jo më pak sfiduese ishte mirëmbajtja e funksionimit të suksesshëm të të gjithë kompanive që janë pjesë e Grupacionit të Holdingut, pagesa e rrogave për të gjithë punonjësit dhe prioriteti ynë kryesor që askush prej të punësuarve tanë, 2.300 punonjës nuk e ka humbur vendin e punës.

Në fund të vitit mund të them se edhe në kushte të krizës serioze shëndetësorë dhe ekonomike kemi arritur ta konfirmojmë përkushtimin ndaj të punësuarve tanë, stabilitetin, suksesin dhe profesionalizmin me të cilët “Orka Holindg” dallohet më shumë se 30 vite.

Edhe ky si në 30 vitet e kaluara me sukses treguam se jemi një prej punëdhënëseve më të mëdhenj dhe një prej kompanive që japin kontribut më të madh për ekonominë e tërë përmes pagave tona në bazë të tatimeve dhe të ardhurat të ndryshme. Grupacioni “Orka Holding” ka 2363 të punësuar, ndërsa në buxhetin e shtetit në bazë të tatimeve dhe të ardhurave këtë vit do të paguajë 12.850.000 euro. Në bazë të pagave për punonjësit këtë vit kemi paguar një vlerë bruto prej 28.400.000 euro. Bruto-paga mesatare e paguar  ishte 950 euro, gjë që na vë në grupin e punëdhënësve jo vetëm më të mëdhenj, por edhe më tërheqës në treg.

Pasojat dhe efektet e krizës nga kovid kudo në botë, në çdo fushë do të ndihen në vitet e ardhshme. Edhe ndërmarrjet tjera shumë të forta, pjesë e ekonomive të fortado t’i përballojnë  këto efekte për një kohë gjatë. Unë jam i lumtur dhe krenar që me këtë sfidë kaq të madhe që ende po zgjat, deri më tani kemi arritur të përballohemi shumë mirë dhe të kontrollojmë procesin e menaxhimit në kushte të këtilla jashtëzakonisht të vështira.

Për sa i përket qëllimeve për vitin e ardhshëm, fokusi dhe prioriteti në “Acibadem Sistina” mbeten të njëjtë, sigurimi i kujdesit të lartë për pacientët duke ndjekur praktikat më të fundit mjekësore dhe histori të shumta të përfunduara me sukses. Një pjesë e fokusit për kompanitë e “Orka Holding”-ut  gjatë vitit të ardhshëm, do të jetë ruajtja e stabilitetit dhe sigurimi i vazhdimësisë në funsionimin, dhe me këtë vazhdimësi në kujdesin ndaj punonjësve si prioriteti ynë kryesor.

Ky vit na ka treguar se vetëm në mënyrë të përbashkët me solidaritet dhe veprim empatik mund t’i kapërcejmë sfidat e këtilla. Unë dua të falënderoj punonjësit e mi për sakrificën dhe këmbënguljen, si edhe mjekët dhe të gjithë personat e tjerë të cilët janë pjesë e sistemit, për këmbënguljen dhe gatishmërinë e tyre maksimale për të ofruar ndihmë pa rezerva kudo që kishte nevojë.

Këtë vit ai na mësoi për modesti në dëshirat tona, kështu që në vitin e ri, uroj që ngadalë të fillojmë t’i kthehemi realitetit të vjetër të mirë, dhe gjithçka që ka mbetur prapa nesh të shërbejë si një përvojë e madhe e jetës që na bëri më të fortë, thotë Kamçev.

извор : Фактор